Sapo kanë nisur rreshjet e para të borës në qytetin bregdetar të Durrësit.
I ftohti që ka përfshirë të gjithë vendin ka gëzuar qytetarë të shumtë duke rikthyer rreshjet e borës në qytete që rrallë zbardhen nga dëbora, por ka shkaktuar probleme të shumta në veri të vendit.
Moti pritet të përkeqësohet edhe më tepër ndërsa parashikohen rreshje dëbore në të gjithë vendin.