Nisja e sesionit të ri parlamentar, Balla: Do të përmirësojmë shumë çështje, në legjislacionin për ndërtimin

Publikuar tek: politike, më 12:08 20-01-2020 Nisja e sesionit të ri parlamentar, Balla: Do të përmirësojmë shumë çështje, në legjislacionin për ndërtimin

Sekretari i Përgjithshëm i PS Taulant Balla në një deklaratë për median ka thënë se në Konferencën e Kryetarëve është diskutuar për ngritjen e 2 komisioneve të posaçme të cilat janë kërkuar nga opozita, sakaq shtoi se gjatë sesionit të ri parlamentar do të përmirësohen shumë aspekte në legjislacionin shqiptar sa i përket ndërtimit.

 “Konferenca e kryetarëve diskutoi për dy komisione të posaçme. Një prej komisioneve bie ndesh me rregulloren e Kuvendit. Komisionet e posaçme janë kërkuar nga opozita. Gjatë këtij sesioni parlamentar Kuvendi i Shqipërisë, sikurse diskutuam edhe gjatë konferencës së kryetarëve do të përmirësojë në shumë çështje, legjislacionin shqiptar për sa i përket ndërtimit për të garantuar sa më shumë siguri dhe sa më shumë kontroll të vijueshëm të garancisë së ndërtimit për t’i dalë përpara çdo lloj problematike sikurse mund të jenë evidentuar pas tërmetit të 26 nëntorit.

Lidhur me një kërkesë tjetër, ajo është një kërkesë që miratohet automatikisht për shkak se është parashikuar në ligj. Është shumë e nevojshme që kuvendi të ushtrojë në mënyrë të vijueshme një monitorim për zbatimin e ligjit për shpërblimin e ish-të përndjekurve politikë për mënyrën e marrjes së dëmshpërblimit dhe mënyrën e zbatimit të ligjit kuadër për këtë çështje”, ka thënë Balla.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.041105985641479
array(1) { ["section"]=> string(112) "nisja-e-sesionit-te-ri-parlamentar-balla-do-te-permiresojme-shume-ceshtje-ne-legjislacionin-per-ndertimin-192588" }