Nisma ‘3 lëndë në 6 orë’, plas sherri në Komisionin e Medias: Vokshi: Mos e rrëmbe ashtu mikrofonin; Beqiraj: Kemi 6 muaj që të durojmë

Publikuar tek: politike, më 10:38 31-01-2018 Nisma ‘3 lëndë në 6 orë’, plas sherri në Komisionin e Medias: Vokshi: Mos e rrëmbe ashtu mikrofonin; Beqiraj: Kemi 6 muaj që të durojmë

Komisioni i Medias dhe Edukimit ka nisur me debat dhe përplasje pak pas fillimit të seancës dëgjimore me ministren e Arsimit për projektin “3 lëndë në 6 orë” që pritet të nisë nesër më 1 shkurt.

Ministrja e Arsimit, Nikolla ka folur rreth nismës që sipas saj është ndërmarrë për shkak të ngarkesës që kanë nxënësit dhe ankesave të mësuesëve dhe prindërve.

“Ka mbingarkesë të madhe në një orë mësimore, që sjell edhe rritjen e numrit e mungesave. Një nxënës duhet të përgatitet për 6 orë, shpesh dhe dy provime ndaj ka bërë gjetjen e rrugëve të tjera për tu lehtësuar nga një notë jo e mirë, është thelbi i braktisjes së fshehtë të nxnësve për shkak të lodhjes she mbinagktesës i largohen përgatitjes sistematike. Mësuesit kanë nxjerrë si problematike dhe e kanë të pamundur ti kushtojnë vëmendje në 45 minuta dhe të bëjnë përçimin e aftësive, komunikimin, pyetjet përgjigjet dhe punën individuale. Kemi përgjysmim ngarkesës mësimore, lehtësim psikologjik të nënëxve dhe mësuesëve dhe dedikim më shumë kohë”, tha Nikolla, e cila është ndërprerë nga Vokshi, e cila ka kërkuar të japë shpjegime se nga ka ardhur kjo nismë.  Në këtë moment ka ndërhyrë anëtari i komisionit Ismet Beqiraj nga PS dhe debaton me Vokshin.

Vokshi: Nga ka ardhur nisma, është e prindit? Ka pyetje konkrete, se Rama tha më ka shkruar një prind.

Nikolla: Jam në dispozicionin tuaj.

Vokshi: Ju kemi dërguar pyetje specifike, nisma e kujt është , e një prindi? Keni procesverbale që nuk na i keni dërguar, e keni nga portali apo e keni studim?

Beqiraj: Ju nuk e latë atë të fliste.

Vokshi: Nuk duhet me ardh me folë çfarë do vetë ajo këtu. S’mund të duroj 30 min sa të dalë ajo.

Beqiraj: Kemi 6 muaj që të durojmë që thua gjëra s’kanë lidhje me punën e parlamentarëve.

Vokshi: Mos e rrëmbe mikrofonin ashtu…

Vokshi: Çfarë thua more? Mos bëj zhurmë kot tani, nëse se kupton është punë tjetër. Të marrim vesh nga ka ardhur kjo nismë fshehtas.

Nikolla: Në asnjë prej pyetjeve nuk kërkohet kjo. Sqarova edhe njëjherë ndjehuni mire se është një nismë që ka marrë vëmendjen e të gjitha grupeve të interesit

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012037038803101
array(1) { ["section"]=> string(135) "nisma-3-lende-ne-6-ore-plas-sherri-ne-komisionin-e-medias-vokshi-mos-e-rrembe-ashtu-mikrofonin-beqiraj-kemi-6-muaj-qe-te-durojme-108576" }