Nisma e pazakontë e të rinjve në Tiranë për 90 gratë e burgosura, ç’po ndodh te “Libri Universitar” (FOTO)

Publikuar tek: aktualitet, më 13:41 16-03-2017 Nisma e pazakontë e të rinjve në Tiranë për 90 gratë e burgosura, ç’po ndodh te “Libri Universitar” (FOTO)

“Dhuro diçka për burgun 325”… Kjo është nisma që kanë ndërmarrë disa të rinj në Tiranë në kuadër të 8-Marsit, festës së gruas për t’i ardhur në ndihmë 90 grave të burgut 325 në kryeqytet.

Jonida Tahiri, iniciatorja e kësaj nisme rrëfen se ishte pikërisht 8 Marsi dita kur kanë marrë shkas për të ndihmuar gratë e burgosura.  

Nisma “Dhuro diçka për burgun 325” ka për qëllim të ndimojë të burgosurat me veshje dhe sende personale, pasi siç tregojnë vullnetarët shumë prej tyre janë të braktisura nga familja pas dënimit me burg.

Ajo tregon për newsbomb.al se së bashku me disa të rinj si Ina Kazimati, Xhino Avdyli, Alma Abdia, Kristal Basha, Dorina Abazi dhe Forian Kaçe kanë marshuar në Tiranë më 8- Mars me trëndafila në duar në drejtim të ‘burgut 325’ në 'Ali Dem' ku kanë takuar drejtoreshën e burgut dhe rreth 90 gra të burgosura të Sigurisë së Lartë dhe të Paraburgimit të moshave nga 18 deri në mbi 70 vjeç të cilat i kanë njohur edhe me nevojat e tyre personale.

Vullnetarë të nismës tregonë se kanë hasur shpesh kundërshtime nga të rinjtë të cilët i tallin teksa ata qëndrojnë në rrugë dhe rrallë bëhen pjesë e nismave të tyre.

“Ne kemi ndërmarrë edhe nisma të tjera më parë, kemi mbledhur shuma të mëdha për një vogëlushe të quajtur Renata e cila u operua në spitalin ‘Bambino’ në Itali pasi vunte nga një sëmundje e rëndë. Përgjithësisht ata që ndihmojnë më shumë dhe që solidarizohen janë të moshave mbi 40 vjeç, janë më sensitivë. Ne kemi hasur shpesh kundërshtime nga të rinjtë të cilët na thonë se përse duhet t’i ndihmoni të burgosurit, ata janë aty për të vuajtur një dënim, nuk e meritojnë. Shpeshherë kur iu drejtohemi të rinjëve për vullnetarizëm pyetja që na drejtojnë është: Çfarë fitoj unë? Për të bërë bamirësi nuk ka nevojë të kesh godina luksi, bamirësia nuk nënkupton fitim” rrëfen e reja.

E pyetuar nga newsbomb.al se ç’fitojnë ata nga nismat e bamirësisë, përfaqësues të kësaj nisme përgjigjen: Mirënjohje, s’ka më mirë se të përqafosh dikë me lot në sy që është mirënjohës për atë që ti bën për të.

‘Vullnetarë për një ditë’ është faqja ku të gjithë ata që duan të sensibilizohen dhe të dhurojnë rroba, sende personale apo qoftë edhe furça dhëmbësh mund të kontaktojnë nëpërmjet kësaj faqje dhe të kontribuojonë. Prej dy ditësh tashmë ata janë vendosur pranë ‘Librit Universitar’ nga ku shumë qytetarë kanë kontribuar përgjithësisht me veshje. /Newsbomb.al

lesh4.jpglesh5.jpglesh.jpglesh1.jpglesh2.jpglesh3.jpg

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bisha i “qëndis” ca fjalë ministrit Klosi në ditët e fundit të punës
Tentuan të vidhnin bankën në Divjakë, dështon operacioni pas rënies së alarmit »
Article Logic
Execution time: 0.013772964477539
array(1) { ["section"]=> string(107) "nisma-e-pazakonte-e-te-rinjve-ne-tirane-per-90-grate-e-burgosura-c-po-ndodh-te-libri-universitar-foto-72112" }