Nisma Thurje, partia e parë që vihet në lëvizje për përgjimet e Ndranghetas, kallëzon në SPAK Erion Veliajn

Publikuar tek: politike, më 09:10 26-01-2021 Nisma Thurje, partia e parë që vihet në lëvizje për përgjimet e Ndranghetas, kallëzon në SPAK Erion Veliajn Kryebashkiaku Erion Veliaj

Partia Nisma Thurje, lajmëron se mesditën e sotme do të depozitojë në SPAK një kallëzim penal ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, pas disa përgjimeve të publikuara ditët e fundit, ku anëtarë të Ndranghetas flasin për pastrimin e parave në Tiranë.

“Kallzimi nr. 1001 në SPAK. Sot, e martë datë 26 janar, në orën 11:00 do të dorëzojmë në SPAK dosjen e fundit. Drejtësia e re do të ketë në dorë dosjen me emrin e Erion Veliaj mbi përgjimet që vijnë nga klani mafioz italian për betonizimin e Tiranës, me shpresën se do i japë fund zanatit të vjetër të pluhurosjes së tyre” thuhet në njoftimin e Nismës Thurje.

Politikanë, biznesmenë dhe anëtarë të mafias Ndrangheta, në përgjimet e kapura nga Prokuroria e Anti-Mafias në Itali, flasin për investime në kryeqytet si mënyrë për të pastruar paratë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 'Kemi firmosur me Bashën', Mesila Doda zbulon gjithçka: PBDNJ kthehet në problem kur merr urdhra nga Athina
“Covid-19 nuk ndalet me propaganda”, Meta: Numri i të prekurve nga pandemia 20.4% më shumë se një javë më parë »
Article Logic
Execution time: 0.010825157165527
array(1) { ["section"]=> string(112) "nisma-thurje-partia-e-pare-qe-vihet-ne-levizje-per-pergjimet-e-ndranghetas-kallezon-ne-spak-erion-veliajn-236421" }