Nisma thurje prezanton programin për zgjedhjet e 25 prillit, Hajdari, Soko e Gerta Loku premtojnë shumë: Do futemi në Parlament dhe do bëjmë ndryshimin, do i japim dorën fshatit

Publikuar tek: politike, më 18:57 28-11-2020 Nisma thurje prezanton programin për zgjedhjet e 25 prillit, Hajdari, Soko e Gerta Loku premtojnë shumë: Do futemi në Parlament dhe do bëjmë ndryshimin, do i japim dorën fshatit Rigerta Loku

Nisma thurje, një lëvizje sociale e nisur disa vite më parë nga disa aktivistë, sot me sloganin "Nuk jemi të varfër, por të vjedhur", ka prezantuar programin e saj politik, me të cilin do të garojë në zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Rudina Hajdari, deputetja e Kuvendit të Shqipërisë tha se “Thurja” i ka të gjitha dhe tani i duhet vetëm bashkimi.

Hajdari: I kemi të gjitha. Njerëz të mirë, vend të pasur. Nuk na duhet një grup njerëzish që mendojnë për vete. Ne kemi njerëz që mendojnë për të ardhmn e vendit. Ajo që na duhet është vetëm bashkimi. I bëj thirrje të gjithëve që të na bashkohen. Sepse kemi shpresë se vendi do të bëhet.

Ekonomisti Pano Soko tha se më herët, gjithmonë ka bërë denoncime për tendera dhe koncesione, por asgjë nuk ndryshoi. Ndaj Soko tha sot se me kërkesën e qytetarëve, ai vendosi që të hyjë vetë në Parlament dhe të bëjë ndryshimin, duke e vendosur theksin tek ekonomia.

Soko: Ne e nisëm duke denoncuar. Me tendera me korrupsione. Flisnim për koncesione. Mirëpo kjo nuk mjafton. Ju më thatë duhet të veprosh. Filluam të veprojmë, të propozojmë. Si të rregullojmë krizën, çfarë duhet të bëjmë me paratë dhe me asetet publike. Por asgjë nuk ndryshoi dhe ju më thatë duhet të veprosh më tepër dhe në e bëmë këtë, me denoncime jo vetëm me fb dhe tv, por me denoncime në SPAK dhe prokurori. Por nuk ndryshoi asgjë. Duhet më tepër thatë ju. Më thatë nëse doni të ndryshoni diçka, futuni aty dhe ndryshojeni vetë. Nëse ke një ide të mirë se si ulen taksat apo si rriten rrogat, futu aty dhe bëje vetë. Dhe ne këtë do të bëjmë, do futemi aty dhe do e ndryshojmë vetë. Shqiptarët nuk mund të bëhen si Zvicra në një ditë, por duan të jetojnë më mirë. Kush merr 400 mijë lekë sot do të marrë më shumë nesër.

Nga ana tjetër qytetarja Rigerta Loku e cila përloti me fjalimin e saj mbreslënës në parlament, tha se kjo lëvizje do i ketë sytë dhe te fshati, te zonat rurale që janë lënë në harresë.

Loku: Bujqësia ka shumë rëndësi në këtë vend. Jemi ne njerëzit rural që japim shumë për këtë vend. 37% e fuqisë punëtore janë në bujqësi blektori peshkim. Duhet rritur buxheti i shtetit për këto sektorë. Është thelbësort që ka mision dhe vizion të gjatë. Shtet-fermer duhet të jetë një binom i rëndësishëm. Ta vëmë prodhuesin shqiptar në të njejtat kushte konkurence me atë serb apo bullgar. Ta bëjmë zhvillimin rural atraktiv për secilinprej jush. Rajonizim, ku në çdo qark dhe zonë të vlerësohen burimet unikale. Ndryshimet demokrgrafike t’i kthejmë në pika force. T’i japim fshatit rëndësinë e duhur. Informacion dhe inovacion. Të gjithë ne mund të bëjmë ndryshimin. Ka plot fonde që vijnë nga Europa. Ka problematika sa të duash, por nuk është faji ynë, por i atyre që na kanë vjedhur për vite e vite me radhë. Kemi nevojë për fillin e besimit, për fillin e artë të votës suaj, që të fillojmë ta qendisim flamurin. Gëzuar festën e flamurit kuq e zi.

Lexo edhe: Ndër të parët që denoncoi ‘Sterilizimin’, mjeku Artan Koni pjesë e Nismës Thurje: S’ka aparatura dhe shtretër. Spitali t’i bëjë vetë tenderat, jo Ministria e Shëndetësisë

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Ka shumë krerë, por nuk ka program’, Kodheli: Opozita është e përçarë dhe pa ide
Ndër të parët që denoncoi ‘Sterilizimin’, mjeku Artan Koni pjesë e Nismës Thurje: S’ka aparatura dhe shtretër. Spitali t’i bëjë vetë tenderat, jo Ministria e Shëndetësisë »
Article Logic
Execution time: 0.01108193397522
array(1) { ["section"]=> string(180) "nisma-thurje-prezanton-programin-per-zgjedhjet-e-25-prillit-hajdari-soko-e-gerta-loku-premtojne-shume-do-futemi-ne-parlament-dhe-do-bejme-ndryshimin-do-i-japim-doren-fshatit-229465" }