Nismë e Kinës, Tirana mikpret Samitin 17+1 të kryeqyteteve të Europës Juglindore dhe Lindore

Publikuar tek: aktualitet, më 14:18 07-05-2019 Nismë e Kinës, Tirana mikpret Samitin 17+1 të kryeqyteteve të Europës Juglindore dhe Lindore

Tirana do të mikpresë në vjeshtë Samitin 17 + 1, një nismë e shtetit kinez, e cila synon të rrisë dhe zgjerojë bashkëpunimin me vendet e Evropës Juglindore dhe Lindore në fushën e investimeve, transportit, financave, shkencës, arsimit dhe kulturës.

 Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, gjatë vizitës zyrtare në Kinë, ku u prit në një takim nga kryetari i Bashkisë së Pekinit, Chen Jining,  theksoi se u vendosën piketat për organizimin e këtij Samiti të madh, që e vendos Tiranën në hartë si një nga vendet dhe kryeqytetet që mund të organizojnë aktivitete të këtyre përmasave.

“Kishim 24 orë intensive në Pekin, ku tashmë Tirana, Shqipëria, është përzgjedhur si vendi mikpritës për të gjitha vendet në procesin e bashkëpunimit me Kinën, ose siç quhet ndryshe Kina +17, me shtimin e Greqisë. Më vjen mirë që në tetor, 17 kryetarët e kryeqyteteve të Evropës Juglindore dhe Lindore do të vijnë në Tiranë për të vijuar këtë bashkëpunim me Kinën. Jam shumë i lumtur që në takimin me kryetarin e Bashkisë së Pekinit, kryeqytetit më të madh sot në botë, vendosim disa pika për organizimin e këtij samiti të madh për Tiranën, që sigurisht është një privilegj”, tha Veliaj.

Në vizitën në Republikën Popullore të Kinës, kryebashkiaku Veliaj vizitoi disa nga fabrikat dhe nga koncensionarët e transportit publik elektrik. Ai siguroi se Tirana do të revolucionarizojë transportin publik, teksa theksoi se së shpejti do të mbërrijnë autobusët elektrikë, që do të qarkullojnë në rrugët e kryeqytetit.

60173488_1291105571054033_8908456311633477632_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021766185760498
array(1) { ["section"]=> string(98) "nisme-e-kines-tirana-mikpret-samitin-17-1-te-kryeqyteteve-te-europes-juglindore-dhe-lindore-163327" }