Nisme e re në Tiranë, ja si do transformohen stacionet e autobusëve

Publikuar tek: aktualitet, më 10:58 14-08-2019 Nisme e re në Tiranë, ja si do transformohen stacionet e autobusëve

Tirana i bashkohet vendeve më ambientaliste si Holanda, Danimarka apo Suedia.

Për herë të parë në vendin tonë, duke filluar nga kryeqyteti, stacionet e autobusëve do të jenë me çati të gjelbëruar,  të cilët jo vetëm do të na mbrojnë nga vapa e këtyre ditëve, por njëkohësisht ndihmojnë edhe në pastërtinë e Tiranës.

Është vetë kryebashkiaku Erion Veliaj i cili ka publikuar këtë nismë të veçantë e cila është e para e këtij lloji jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajon. “Por, ne nuk jemi si Hollanda" - është justifikimi më i zakontë i atyre që ende nuk i pranojnë korsitë e biçikletave, stacionet e gjelbra të autobusëve apo çdo risi tjetër urbane. Megjithatë, sapo kemi vendosur stacionet e para me çati të gjelbër, të cilët jo vetëm na mbrojnë nga vapa e këtyre ditëve, por ndihmojnë edhe në pastërtinë e Tiranës”, shkruan Veliaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071640014648438
array(1) { ["section"]=> string(73) "nisme-e-re-ne-tirane-ja-si-do-transformohen-stacionet-e-autobuseve-175292" }