Nismës “Ti je një luledielli” i bashkohet biznesmeni i njohur në Shqipëri dhe Amerikë (FOTO)

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 14:32 16-03-2017 Nismës “Ti je një luledielli” i bashkohet biznesmeni i njohur në Shqipëri dhe Amerikë (FOTO)

Biznesmeni dhe filantopi i njohur në Amerikë, Shqipëri, por dhe në trevat shqiptare i është bashkuar nismës “Ti je një luledielli” të moderatores Albana Osmani duke dhënë kontributin e tij.

Albana Osmani, teksa ka publikuar foton me biznesmenin Ekrem Bardha , të gjithë bashkë me bluzat me lulediell, moderatorja shkruan, “Jam shumë e nderuar të jem në këtu me Z. EKREM BARDHA ! Njeriu që prej 50 viteve punon për çeshtjet Shqiptare dhe në mbrojtje të drejtat të Shqiptareve.

I arratisur në vitet 50 ai u kthehem vitin 1991, kur Shqiperia u hap. Ai ishte një ndër "dallëndyshet " e para qe u kthye ne Memedhe per te qene prane Vendit dhe Njerezve te tij , ndihmoi ne shume çeshtje me rendesi vendimarrje per Shqipërinë, në frymë pozitive për zhvillimin e demokracisë së vertetë.  Ai ka beërë shumë për Kosovën dhe Shqiperinë.. !! Ka bërë aq shumë në ndihmë te njerezve që rastesisht i kam marë vesh por janë gjëra që nuk dihen akoma sepse ai nuk flet per to!”

Fushata sensibilizuese “Ti je një luledielli”, është nxitur nga Albana Osmani, për t’u ardhur në ndihmë fëmijëve të prekur nga sëmundjet e gjakut, të cilët janë shtruar dhe trajtohen pranë shërbimit të onko-hematologjisë pediatrike, pranë QSUT-së.

ekrem_bardha_2.pngekrem_bardha.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031075954437256
array(1) { ["section"]=> string(94) "nismes-ti-je-nje-luledielli-i-bashkohet-biznesmeni-i-njohur-ne-shqiperi-dhe-amerike-foto-72109" }