Një aktor me ngjyrë për rolin e Tony Montanas në Scarface-n e ri

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 18:35 23-09-2020 Një aktor me ngjyrë për rolin e Tony Montanas në Scarface-n e ri

Michael B. Jordan aktori i filmit “Black Panther” mund të ketë rolin kryesor në ribërjen e filmit të famshëm “Scarface”.

Prej disa kohësh kanë qarkulluar thashethemet lidhur me këmbënguljen e Universal Pictures për të risjellë në ekranin e madh filmin e famshëm të 1983.

Nëse Jordan pranohet në këtë rol, ai do të ndjekë hapat e aktorit të madh Al Pacino, i cili luajti aktorin kryesor, Tony Montana, një emigrant nga Kuba, i cili arriti majat në SHBA me perandorinë e tij të drogës.

Sipas revistës amerikane “Variety” regjisor i filmit do të jetë Luca Guadagnino dhe producent Marco Morabito.

Për shkak se roli i Al Pacino-s në “Scarface” është një nga më legjendarët, në rrjetet sociale nuk kanë munguar kritikat për zgjedhjen e Jordan në këtë rol.

“Dua të di dy gjëra: Kush e kërkoi ribërjen e filmit Scarface? Dhe kush mendoi se Michael B. Jordan do të jetë një zëvendësim i duhur për rolin e Tony Montana-s?”, shkruan një person në Twitter.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010651111602783
array(1) { ["section"]=> string(71) "nje-aktor-me-ngjyre-per-rolin-e-tony-montanas-ne-scarface-n-e-ri-221404" }