Një anëtar i Rezistencës iraniane kundër Shahut të Iranit, vdiq të mërkurën në një spital të SHBA, lajmerojnë në faqen zyrtare përfaqësuesit e Sekretariatit të Këshillit Kombëtar të Rezistencës në Oran.
Anëtari Abdul Ali Ghanbari i cili për katër dekada lufën e tij e kishte dedikuar ndaj Shahut, vdiq në një spital në Shqipëri për shkak të një kanceri dhe vonesave në trajtimin e sëmundjes për shkak të kushteve johumane të trajtimit të tij në Iran. Ai është martiri i 27-të që ikën për shkak të sëmundjeve, raporton Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës.
Abdul Ali Ghanbari lindi në 1958 dhe më pas iu bashkua Rezistencës. Ai u arrestua dhe u torturua duke kaluar 6 muaj në burg. Pas revolucionit antimonarkik, ai u bashkua me shkallët profesionale të Mojahedin deri në ditët e fundit të jetës, pavarësisht sëmundjes së tij.
Këshilltari ligjor i Liberty në dy letra të 21 dhe 24 qershor në UNCHR në Bagdad përmendi emrat e një grupi personash që kishin nevojë emergjente për kurim dhe Abdul Ali Ghanbari është i treti në këtë listë dhe kërkohet kimioterapi urgjente për të.
Ai u transferua në Shqipëri në tetor 2014 pas një vonese të gjatë për tu trajtuar dhe pavarësisht se u bë gjithcka, përpjekjet e doktorëve nuk ishin efektive.