Një anije shqiptare shpëton 22 fëmijë në Egje, zbuloi gomonen me 60 sirianë në bord (FOTO dhe NGJARJA)

Publikuar tek: aktualitet, më 11:10 07-04-2017 Një anije shqiptare shpëton 22 fëmijë në Egje, zbuloi gomonen me 60 sirianë në bord (FOTO dhe NGJARJA)

Anija e Forcës Detare shqiptare e angazhuar në operacionin e NATO në detin Egje për parandalimin e fluksit të emigrantëve të paligjshëm që tentojnë të hyjnë në vendet e Bashkimit Evropian, mëngjesin e sotëm ka identifikuar një gomone me 60 persona në bord e nisur nga brigjet e Sirisë që i ishte drejtuar brigjeve greke.

Ekuipazhi i anijes “Oriku”, sipas detyrave dhe kompetencave që i janë caktuar në këtë operacion, njoftoi menjëherë anijen flamurtare FGS Brandenburg, rojet bregdetare turke dhe greke dhe Agjencinë për Ruajtjen e Kufijve të Jashtëm të BE, Frontex.

Ekuipazhi i anijes shqiptare “Oriku” ofroi ndihmë deri në mbërritjen e rojës bregdetare turke, e cila mori në dorëzim gomonen dhe personat në bord.

Nga të dhënat e marra nga roja bregdetare turke në përfundim të operacionit, rezultuan se në bordin e gomones ndodheshin 60 persona, nga të cilët 22 fëmijë. 12 gra dhe 26 burra, pjesa me e madhe nga Siria, por mes të cilëve kishte edhe shtetas nga vendet e Afrikës.

 Anija “Oriku” merr pjesë që prej muajit dhjetor të vitit të kaluar në operacionin e NATO në detin Egje, dhe aktualisht atje është i dislokuar kontingjenti III Forcës Detare shqiptare

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dëshmoi kundër shefit, ndryshon masa e sigurisë për zv.drejtorin e Burgjeve që abuzoi me tenderët
Shokon psikologia e njohur: Nuk lindte fëmijë, burri e detyroi 20-vjeçaren të shkojë me vjehrrin »
Article Logic
Execution time: 0.010679006576538
array(1) { ["section"]=> string(105) "nje-anije-shqiptare-shpeton-22-femije-ne-egje-zbuloi-gomonen-me-60-siriane-ne-bord-foto-dhe-ngjarja-74396" }