Një asteroid mund të godasë planetin Tokë në vitet e ardhshme, listohet si i katërti më i rrezikshëm

Publikuar tek: bota, më 16:58 10-10-2019 Një asteroid mund të godasë planetin Tokë në vitet e ardhshme, listohet si i katërti më i rrezikshëm

Agjensia Hapsinore e Europës raporton se një asteroid i ri në “Listën e Rrezikut”, mund të godasë Tokën në 65 vitet e ardhshme.

I identifikuar si SU3 2019, ky trup qiellor ka një diametër prej 46 metrash dhe listohet si asteroidi i katërt më i rrezikshëm që mund të godasë Tokën.

Agjensia Hapsinore e Europës ka lajmëruar se kjo përplasje mund të ndodhë në 16 shtator të vitit 2084, dhe shanset për tu përplasur janë një në 152, por ekspertët thonë se nuk është mjaftueshëm i madh për të shkaktuar dëme, raporton Daily Mail, transmeton Newsbomb.al.

“Lista e Rrezikut” është një katallog i të gjitha objekteve, për të cilat është zbuluar se mund të kenë ndikim në planetin tonë.

Çdo hyrje e re përmban detaje mbi ndikimin që mund të ketë mbi Tokë, dhe në të përfshihet edhe data e parashikuar se kur mund të ndodhë një përplasje e mundshme, gjithashtu tregon edhe madhësinë dhe shpejtësinë me të cilën asteroidi i afrohet Tokës.

Sipas raportimeve të para, AHE, e ka shtuar në listë asteroidin SU3 2019, duke u bazuar tek të dhënat që ka arritur të mbledhë rreth mundësisë që ky asteroid të godasë tokën.

Gjithashtu, ky asteroid është shënuar edhe në listën e prioriteteve të agjensisë, për t’i lejuar ekspertët ta vëzhgojnë më nga afër rrugën që ai do të ndjekë.

Për shkak se do të kalojë shumë pranë tokës, ekspertët shqetësohen pasi një shtyrje e lehtë nga tërheqja gravitacionale e planetëve fqinj, mund ta dërgojë atë drejt planetit tonë.

Agjensia ka vënë re se SU3 2019 është një asteroid Apollo, pjesë e një grupi asteroidësh të zbuluar në vitet ’30, dhe është zbuluar se kryqëzohet me orbitën e planetit Tokë.

Një tjetër zbulim është se ky asteroid do të kalojë në orbitën e planetëve të Venusit, Mërkurit dhe Marsit, nga ku mund mund të vijë terheqja vdekjeprurëse e gravitetit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026244163513184
array(1) { ["section"]=> string(106) "nje-asteroid-mund-te-godase-planetin-toke-ne-vitet-e-ardhshme-listohet-si-i-katerti-me-i-rrezikshem-181532" }