Një asteroid mund të shkatërrojë Tokën...nesër

Publikuar tek: bota, më 19:43 08-03-2016 Një asteroid mund të shkatërrojë Tokën...nesër

Një asteroid do kalojë pranë Tokës ditën e nesërme, por shumë njerëz janë të bindur se asteroidi TX68 jo vetëm do kalojë pranë planetit tonë, por do përplaset duke shkaktuar një apokalips.

Teoritë e konspiracionit shpërthyen masivisht pasi NASA, që kishte përllogaritur se asteroidi do të kalonte pranë Tokës në datën 8 mars, ndryshoi të dhënat duke e shtyrë rrugëtimin më të afërt të asteroidit pranë Tokës me 1 ditë.

Disa njerëz madje kanë dalë në video në Youtube dhe Facebook duke paralajmëruar të tjerët për “fundin e botës”.

Por pretendimet janë mohuar tërësisht nga NASA, e cila ka një qendër që është e dedikuar në gjurmimin e asteroidëve. Agjencia ka thënë se asteroidi do të kalojë shumë pranë Tokës, por nuk do të paraqesë asnjë rrezik.

Besohet se afërsia më e madhe e asteroidit 30 metra i gjerë, me Tokën do të jetë 17,000 kilometra, nëse është kaq afër, do të dukej edhe me sy të lirë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Video shokuese: Modelja e famshme rrihet barbarisht nga burri i saj, 6 muaj e “burgosur” në shtëpi
4 kërkesat turke që po mbajnë peng marrëveshjen me BE për refugjatët »
Article Logic
Execution time: 0.013504028320312
array(1) { ["section"]=> string(50) "nje-asteroid-mund-te-shkaterroje-token-neser-34589" }