Një bebe që jetoi 74 minuta, u bë dhuruesja e parë e organeve në një moshë kaq të vogël

Publikuar tek: bota, më 11:06 02-12-2015 Një bebe që jetoi 74 minuta, u bë dhuruesja e parë e organeve në një moshë kaq të vogël Prinderit e bebes, Drew dhe Emma Lee

Një bebe e vogël e quajtur Hope u bë dhuruesja e parë më e vogël në Britani, pasi u nda nga jeta vetëm pak minuta pasi kishte kaluar një orë nga ardhja e saj në jetë. 

Tani prindërit e saj zemërthyer, raporton Daily Mail kanë folur sesa krenarë janë për vajzën e tyre heroike, pavarësisht jetës së saj të shkurtër prej 74 minutash.

Emma Lee, 32 vjeç dhe bashkëshorti i saj Drew, 51 vjeç falenderuan edhe stafin fantastic në Rosie Hospital në Cambridge që i mbështetën ata dhe i dhanë jetë lindjes së Hope.

Çifti nga Newmarket, Suffolk mësuan që gjatë shtatzanisë në javën e 13-të se vajza e tyre kishte një sëmundje që nuk do ta lejonte të zhvillonte trurin në rregull. Doktorët sugjeruan abortin por familjarët vendosën të vazhdojnë me shtatzaninë dhe të jepnin organet e saj, sapo ajo të ndahej nga jeta. Vendimi i fortë i tyre do të thoshte që veshkat e saj do ti shkonin një më të rrituri, ndërkohë që qelizat që jetonin akoma do të ndihmonin të tjerë pacientë që prisnin për transplant.

“Ishte një vendim që do të më thyente zemrën” thotë Emma, që punon si kujdestare. “Po të ishin rrethana të tjera mendoj se vendimi s’do të ishte kaq i thjeshtë. Por është bukur kur e di se ajo ka bërë diçka të mirë në jetën e saj të shkurtër. Jemi krenarë që arriti të bëjë kaq shumë në fare pak minuta” thotë Emma.

Sally Johnson, drejtor i Transplanteve thotë: është kaq e rrallë që të kesh bebe kaq të vogla që të bëhen dhurues organesh. Prindërit e Hope duhet të jenë krenarë për vajzën e tyre dhe dhuratën që ajo u ka bërë”. 

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012298107147217
array(1) { ["section"]=> string(92) "nje-bebe-qe-jetoi-74-minuta-u-be-dhuruesja-e-pare-e-organeve-ne-nje-moshe-kaq-te-vogel-26765" }