Një bletë ul avionin, kishte hyrë në gabinën e pilotit

Publikuar tek: bota, më 10:32 09-06-2015 Një bletë ul avionin, kishte hyrë në gabinën e pilotit Foto ilustruese

Ndodh edhe kështu, një bletë mund të ulë në mënyrë urgjente një avion pasi është ngritur në fluturim. Ka ndodhur me avionin e kompanisë “Flybe” që u detyrua të ulet vetëm 10 minuta pasi ishte ngritur në fluturim. Ishte nisur nga aeroporti i Sauthemptonit dhe do të shkonte drejt Dublinit. 

Por pasagjerët thonë se u kthyen dhe avioni u nis dy orë me vonesë. Shkak është bërë një bletë, që është evidentuar nga pilotët në gabinën e tyre, në njërën nga paisjet e drejtimit të avionit.

Ndërkohë sapo u ul, inxhinerët janë marrë me bletën që nuk i kishte mbijetuar gjithë atij procesi. Vetë pasagjerët treguan pasi u ulën se piloti i kishte lajmëruar për uljen e detyruar, për shkak të një blete në gabinën e tij. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012403011322021
array(1) { ["section"]=> string(59) "nje-blete-ul-avionin-kishte-hyre-ne-gabinen-e-pilotit-13074" }