Një burrë tenton të rrëmbejë një vajzë të mitur, e parandalon policia

Publikuar tek: aktualitet, më 09:30 28-07-2017 Një burrë tenton të rrëmbejë një vajzë të mitur, e parandalon policia

Një ngjarje e rëndë është parandaluar nga policia.

Një person ka tentuar të rrëmbejë një vajzë të mitur. Ngjarja ka ndodhur në Bulqizë, por pas kallëzimit nga 16 –vjeçarja me inicialet D.N policia ka ndërhyrë menjëherë dhe kanë vënë në pranga 42-vjeçarin Zafir Gj.vijon

“Arrestimi i tij u bë pasi, është paraqitur dhe ka bërë kallzim shtetasja D.N, 16 vjeçe, se në rrugë, shtetasi Z.Gj, dyshohet se e ka ngacmuar seksualisht me fjalë, dhe më pas ka tentuar që ta marrë me forcë në automjetin e tij. Menjëherë nga specialistët e policisë është bërë kapja e shtetasit të lartëpërmendur, ku është konstatuar se kishte konsumuar alkool, ku pasi i është  berë testi i alkoolit me aparatin Drager  ka rezultuar i dehur  në masën 0.62 mg/l”, njofton policia. 

Pas veprimeve të para hetimore të kryera shtetasi i lartë përmndur është arrestuar për veprat penale “Drejtim i automjetit në gjendje të dehur apo pa dëshmi”, si dhe  “Vepra të turpshme”. 
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër  për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026012182235718
array(1) { ["section"]=> string(74) "nje-burre-tenton-te-rrembeje-nje-vajze-te-mitur-e-parandalon-policia-87602" }