"Një buzëqeshje thotë më shumë se mijëra fjalë", zbardhet udhëzimi i PD për strukturat: Mos harroni se jeni përfaqësues të Lulzim Bashës

Publikuar tek: politike, më 16:37 21-01-2021

Partia Demokratike ka shpërndarë një udhëzim për strukturat e saj për punën që duhet të bëjnë deri në zgjedhjet e 25 prillit.

Sipas informacioneve për mediat, udhëzimi parashikon në detaje punën që duhet të bëjnë grupet vullnetare, identifikimin e votuesve madje dhe mënyrën se si këto grupe duhet të komunikojnë me qytetarët. 

“Mos harroni se ju jeni një përfaqësues personal i partisë dhe i Lulzim Bashës, kryeministrit të ardhshëm të Shqipërisë. Fjalët që thoni dhe përshtypja që krijoni do të kenë një efekt të madh në vendimin e votuesit. Toni i zërit dhe gjuha e trupit janë të rëndësishme. Një buzëqeshje thotë më shumë se mijëra fjalë. Mësoji pikat e Formatit bashkëlidhur dhe mos lexoni gjatë kohës që bashkëbisedoni me votuesin",- thuhet në udhëzim, sipas Ora News.

Organizimi do të ndahet me dy faza, faza e parë deri në 5 mars, ndërsa në fazën e dytë e cila shtrihet deri në 25 prilli fokusi është kryesisht tek programi i Partisë Demokratike.

Në ditët e ardhshme pritet shpalosja me detaje e programit qeverisës të Partisë Demokratike.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Viktimat e 21 janarit u shpallën ‘Dëshmorë Atdheu’, Vasili sulmon Ramën: Atë që qëlloi e bëre kryetar bashkie, çfarë përshtirosje!
Yuri Kim dhe Luigi Soreca takohen me anëtarët e “Kushtetueses”: Harrojeni institucionin që ju emëroi, veproni me pavarësi dhe integritet »
Article Logic
Execution time: 0.01327919960022
array(1) { ["section"]=> string(139) "nje-buzeqeshje-thote-me-shume-se-mijera-fjale-zbardhet-udhezimi-i-pd-per-strukturat-mos-harroni-se-jeni-perfaqesues-te-lulzim-bashes-235873" }