Një dasmë të tillë vështirë të keni parë! Krushqit marrim me kalë nusen me duvak, dhëndri e pret në shtëpi

Publikuar tek: kulture-art, më 16:19 18-07-2019 Një dasmë të tillë vështirë të keni parë! Krushqit marrim me kalë nusen me duvak, dhëndri e pret në shtëpi

Një dasmë të tillë vështirë të keni ndjekur prej shumë e shumë kohësh. Janë banorë nga fshati Zhejë i Kurbinit nga grupmosha të ndryshme që demosntrojnë më rroba të kësaj zone, të cilët kanë emocionuar tërë banorët e fshatit dhe jo vetëm. Qëllimi i tyre ishte paraqitja e dasmës se hershme, dhe kjo është arritur me shumë sukses. Të stolisur bukur me veshjet e zonës, ky grup i madh kanë arritur të interpretojmë më së miri një dasmë, dhe kjo është arritje e vetë komunitetit, ndërsa kishin përzgjedhur shkollën e fshatit si projekt komunitar, në zhvillimin e "dasmës". Një skenar i realizuar e shumë mjeshtëri, dhe realizimin perfekt të "dasmës" zhejane.

Fillimisht dhe sipas traditës këtu e 50 vite më parë dasmat niseshin disa ditë më parë, ndërsa si vegël muzikore ishte vetëm instrumenti i çiftelisë dhe këngët i përkushtoheshin luftëtarëve, si dhe këngë dasme të hershme. Thujase tërë fshati asistonin në ceremonitë e dasmave. Gjatë gjitha javës familja që martonte djalin do nisnin vallet dhe pjesmarrës ishte thuajse tërë fshati. Dita e dasmës ishte e diela ndërsa janë krushqit që nisen të marin nusen hipur në kafshë (zakonisht përdornin kuajt) por pa dhëndrin. Siç dhe e kanë demonstruar në këtë aktivitet, krushqëve i servinin petulla me mjaltë, kjo i detikohej çiftit për të kaluar jetën e tyre ëmbël, ndaj dhe mjalti këtë fakt simbolizonte. Dasmat zhvilloheshin në ambjentet e jashtë të shtëpisë, ndërsa sofra ishte tavolina ku servinin ushqimin. Krushqit qëndronin ulur mbi disa qilimë, ose në ndonjë stol që ende janë në disa familje të fshatit.

Nusja do dilte nga shtëpia e saj e shqoëruar nga dy pjestarë të familjës, ndërsa e shoqëronin femrat me të qara. Një e tillë nuse ka reflektuar më së miri sipas traditës së hershme, duke sjellë emocione të shumta për banorët e shumtë që ndiqnin këtë ceremoni dasme si asokohe.

Teksa nusja vjen në shtëpinë e dhëndrit, (nusja është një studente, mbesa e korografes Leze Rrika) ajo do të qëndronte tërë kohës në këmbë, ndërsa dasmorët shtroheshin për ceremoninë e dasmës. Sofrat mbusheshin me mishin e dhenve, dhe gatimet tërësisht tradicionale të zonës, ndërsa pija e vetme ishte rakia, e fermentuar nga rrushi, kumbullat dhe thana. Më pas janë femrat që tregojnë peshqeshet për dhëndrin i cili shfaqet vetëm në këtë moment përgjatë dasmës.

Ndërsa dhe sot janë disa nga familjet që ende ruajnë të tilla tradita, siç dhe tregojnë këto dy banorë të cilët ishin dhe drejtuesit e dasmës së improvizuar zhejane, e cila është shoqëruar me mjaft profesionalizëm. Një dasëm tradicionale shqiptare në Kurbin, ku janë pasqyruar traditat, mikpritja, dhe detajet e ceremonisë së dasmës, që me ndryshimin e rrethanave të kohës, janë zbehur mjaft, por që janë pjesë e pandarë e kulturës së pasur kurbinase. Sipas organizatorëve të këtij manifestimi kulturor, tema e trajtuar për traditën e organizimit të dasmave shqiptare, dhe konkretisht të zonës së malësorëve të Zhejës, kishte si qëllim ruajtjen e vlerave historike si dhe atdhetare. Motivi ka si qëllim t'u rikujtojë gjeneratave të reja, traditat shekullore të shqiptarëve, me qëllim ruajtjen dhe kultivimin krahas zhvillimeve të reja sociale në vendin tonë.

E gjithë organizimi është realizuar nga korografja Leze Rrika, e cila mundësoi këtë aktivitet me mjaft vlera për fshatin dhe Kurbinin.

67216853_2147300152235032_7638729194272194560_n.jpg

67314177_2144561619006977_4960297514432462848_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072548389434814
array(1) { ["section"]=> string(111) "nje-dasme-te-tille-veshtire-te-keni-pare-krushqit-marrim-me-kale-nusen-me-duvak-dhendri-e-pret-ne-shtepi-172610" }