'Një demokrat i vërtetë në Ballkan', Këshilltari i CDU vlerëson Metën

Publikuar tek: aktualitet, më 10:24 25-05-2019 'Një demokrat i vërtetë në Ballkan', Këshilltari i CDU vlerëson Metën

Këshilltari i CDU-së, Marin Henze ka reaguar pas deklaratës së djeshme të presidentit Ilir Meta përmes së cilës tha se është i gatshëm të rishikojë shtyrjen e zgjedhjeve lokale për të zgjidhur krizën politike ne vend.

Henze ka komentuar në statusin e Kreut të Shtetit në rrjetin social 'Twitter', duke e përgëzuar Metën të cilin e cilëson si një burrë dhe një demokrat të vërtetë në gadishullin e Ballkanit Perëndimor.

'Një burrë dhe një demokrat i vërtetë në Ballkan, përgëzime. Si organi suprem i Kushtetutës, Presidenti i Shqipërisë shpjegoi qartësisht çfarë duhet bërë. Partia Socialiste dhe opozita të reagojnë', thuhet në komentin e këshilltarit të CDU-së, Martin Henze.

Presidenti i vendit deklaroi dje se është i gatshëm të rishikojë edhe mandatin e tij me qëllim që të zgjidhet kriza politike në vend, por njëherësh të ruhet stabiliteti dhe të garantohet rendi e siguria kushtetuese.
'Garancia e rendit kushtetues, siguria publike, stabiliteti i vendit dhe zgjedhjet demokratike, të lira dhe të drejta, janë parimet kushtetuese që mbizotërojnë mbi çdo aspekt tjetër formal, duke përfshirë rishikimin e ditës së zgjedhjeve',  shkruante mes tjerash një ditë më parë Presidenti, Ilir Meta.

 

61114378_881442815531044_4213431928910512128_n.jpg

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030949831008911
array(1) { ["section"]=> string(73) "nje-demokrat-i-vertete-ne-ballkan-keshilltari-i-cdu-vlereson-meten-165627" }