‘Një dhimbje që s’mund të përshkruhet me fjalë’, mesazhi i ndjerë i Irfan Hysenbelliut për humbjen e të vëllait: Mbështetetje të plotë fëmijëve të tij që të çojmë përpara aspiratat e Kasëmit

Publikuar tek: kulture-art, më 17:14 05-12-2020 ‘Një dhimbje që s’mund të përshkruhet me fjalë’, mesazhi i ndjerë i Irfan Hysenbelliut për humbjen e të vëllait: Mbështetetje të plotë fëmijëve të tij që të çojmë përpara aspiratat e Kasëmit Irfan dhe Kasem Hysenbelliu

Ditën e sotme u nda nga jeta në moshën 59 vjeçare Kasëm Hysenbelliu, biznesmeni dhe pronari i medias Fax Neës, i cili nuk mundi ta fitonte betejën me COVID-19.

Përmes një postimi të ndjerë, vëllai i tij Irfan Hysenbelliu shpreh falenderimet për të gjithë të afërmit dhe miqtë që i janë bashkuar dhimbjes së familjes, ndërsa shprehet se do të jetë në mbështetje të plotë të fëmijëve të vëllait të ndjerë për të çuar përpara aspiratat e tij.

Mesazh i Irfan Hysenbelliut, për ndarjen nga jeta të vëllait Kasëm Hysenbelliu:

Të dashur miq dhe të afërm të familjes Hysenbelliu, kolegë dhe bashkëpunëtorë të vëllait tim të ndjerë!

Një falenderim kolektiv për të gjithë ju do të ishte shumë pak, për të shprehur mirënjohjen time të thellë për gjithë mesazhet e ngushëllimit dhe mbështetjes që na keni ofruar në këtë ditë dëshpërimi. Situata që po kalojmë më detyron t’ju drejtohem publikisht e t’ju kërkoj ndjesë që s’mund të komunikoj dot me secilin prej jush.

Sot familja humbi Kasëmin, në një dhimbje që s’mund të përshkruhet me fjalë: ne humbëm djalin e përkushtuar e babain model, bashkëshortin ideal e vëllain e pazëvendesueshëm, xhaxhain e dajën e dhimbsur, një njeri zemërbardhë. Ju, në një solidaritet unikal, na treguat se Kasëmi s’ishte vetëm “familjari model” por edhe një shok e mik i çmuar, drejtues i aftë, koleg e bashkëpuntor i vyer, njeri vizionar e i përkushtuar, mik i të gjithëve.

Faleminderit nga zemra secilit prej jush!

Jam thellësisht i tronditur nga kjo humbje e rëndë dhe të ndahemi prej tij do të jetë tepër e vështirë, por nuk do të na mungojë forca për ta mbështetur fort trashëgiminë e Kasëmit si edhe të gjitha projektet e nisura prej tij, në mënyrë që ato të shkojnë përpara, në veçanti televizioni Fax Neës. Pas humbjes së vëllait tim të shtrenjtë, do të jem gjithashtu në mbështetje të plotë të fëmijëve të tij të mrekullueshëm, që të çojnë përpara aspirarat dhe në përmbushje të vullnetit të vetë Kasemit.

Ai iku për të na lënë të gjithëve në trishtimin e mungesës së tij, pa humorin e hollë, e planet e pafundme. Por edhe pse s’mundemi ta kemi më fizikisht Kasëmin, asgjë s’do ndryshojë në vazhdimin e misionit të tij. Bashkëshorja dhe fëmijët, gjithë familja e tij e madhe, jemi të gjithë bashkë, për të përjetësuar projektet dhe veprën e tij. Faxneës dhe Faxëeb, produktet e shpirtit e mendjes së Kasëmit do të mbështeten pa kursyer asgjë për të përmbushur ëndrrën e Kasëmit, vëllait tim të paharruar.

U prehtë në paqe!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Shijakas me origjinë malazeze’, Presidenti Meta dekoron historianin dhe përkthyesin e shquar Nikolla Sudar, me Titullin “Mjeshtër i Madh”
»
Article Logic
Execution time: 0.013015985488892
array(1) { ["section"]=> string(193) "nje-dhimbje-qe-s-mund-te-pershkruhet-me-fjale-mesazhi-i-ndjere-i-irfan-hysenbelliut-per-humbjen-e-te-vellait-mbeshtetetje-te-plote-femijeve-te-tij-qe-te-cojme-perpara-aspiratat-e-kasemit-230288" }