Një ditë para protestës, Rama u drejtohet shqiptarëve: Lulëzim Basha ju do për një foto në lajmet e botës

Publikuar tek: barometri, më 07:27 26-05-2018 Një ditë para protestës, Rama u drejtohet shqiptarëve: Lulëzim Basha ju do për një foto në lajmet e botës

“Lulëzim Basha ju do për një foto në lajmet e botës:Shqipëria në protestë kundër ministrit të brendshëm trafikant droge! Kush do i shkojë pas nesër ta dijë pse po del e mos thotë pastaj nuk e dija që audiopergjimi ishte sajesë e esadistëve të rinj kundër çeljes së negociatave me BE”.

Kështu shkruan në një reagim të minutave të fundit nga rrjeti social kryeministri Edi Rama për protestën e nesërme të opozitës.

Protesta do të mbahet në orën 11:00 përgjatë Bulevardit Dëshmorët e Kombit pa një afat të përcaktuar kohor. Basha i ka bërë të qartë Ramës se nuk ka çelje negociatash pa rënien e qeverisë së tij ndërsa kryeministri e akuzon liderin e opozitës se të gjithën e bën për të ndaluar "OK" e vendeve anëtare të BE në fund të qershorit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.52471089363098
array(1) { ["section"]=> string(110) "nje-dite-para-protestes-rama-u-drejtohet-shqiptareve-lulezim-basha-ju-do-per-nje-foto-ne-lajmet-e-botes-122128" }