Një ditë para votimit të qeverisë së Hotit, flet Vjosa Osmani: Ja mënyra e vetme për të parandaluar përplasjet e mëdha

Publikuar tek: rajon, më 17:06 02-06-2020 Një ditë para votimit të qeverisë së Hotit, flet Vjosa Osmani: Ja mënyra e vetme për të parandaluar përplasjet e mëdha Vjosa Osmani

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka folur për vendimin e Gjykatës Kushtetuese vetëm një ditë para seancës ku pritet që të votohet qeveria me në krye me Avdullah Hotin.

Ajo ka theksuar se zgjedhjet janë i vetmi opsion që mund të rikthenin legjitimitetin e institucioneve, ndërsa shton se e vetmja mënyrë për të parandaluar polarizimin ekstrem dhe përplasjet e mëdha do të kishte qenë një qeveri tranzitore.

“Politikisht, siç e kam thënë edhe në të kaluarën, zgjedhjet janë i vetmi opsion që do të mund të rikthenin legjitimitetin e institucioneve.

Mendoj se e vetmja mënyrë për të parandaluar polarizimin ekstrem dhe përplasjet e mëdha në këto kohë sfiduese do të kishte qenë një qeveri tranzitore, ta zëmë për 6-9 muaj, e udhëhequr nga një figurë unifikuese mbi-partiake dhe me ministra teknik”, ka theksuar ajo për Blic.

Kryetarja e Kuvendit deklaron se qeveritë që janë të varura nga Lista Serbe, nuk kanë sjellë as sukses e as stabilitet.

 “Qeveritë që varen në tërësi nga Lista Serbe asnjëherë nuk kanë sjellur as sukses e as stabilitet, sepse varshmëria nga Lista Serbe rrezikon arritjen e çdo objektive apo suksesi në të mirë të vendit.

 Asnjë vendim më nuk është vetëm i vendit tonë por është rezultat i kompromiseve Kosovë-Serbi. Pra as edhe ligjet më të thjeshta nuk do të mund të kalojnë pa pajtimin e listës serbe, që do të thotë pa pajtimin e Beogradit”, ka theksuar ajo.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0094950199127197
array(1) { ["section"]=> string(123) "nje-dite-para-votimit-te-qeverise-se-hotit-flet-vjosa-osmani-ja-menyra-e-vetme-per-te-parandaluar-perplasjet-e-medha-208810" }