Jemi vetëm një ditë para zgjedhjeve lokale dhe duket se pikërisht sot, bashkia e Tiranës është kujtuar të punojë përreth zonës te Rruga e Elbasanit.
Kanë rrëmbyer nja dy lopata, një mjet punues dhe i janë futur punës për të shtruar diçka që ngjason me një copëz rrugë. Në fakt më shumë se sa po punohet...po bëhet sikur punohet. Pluhuri është ngritur lart e ndërsa kalimtarëve s’u ka mbetur gjë tjetër veçse të ndryshojnë rrugë dhe ta lënë bashkinë të punojë e qetë në këtë ditë të “shenjtë”.