‘Një ditë pas 5 qershorit u qurravit në Kuvend’, Vasili për Ramën: Ka vetëm një sëmundje, nuk do...

Publikuar tek: politike, më 15:43 04-10-2020 ‘Një ditë pas 5 qershorit u qurravit në Kuvend’, Vasili për Ramën: Ka vetëm një sëmundje, nuk do... Petrit Vasili

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, ka thumbuar kryeministrin Rama, duke thënë se pas marrëvehsjes së 5 qershorit Rama shkoi e u qurravit në Kuvend.

Ai është shprehur se Edi Rama ka vetëm një sëmundje, që nuk do përballje, ndërsa shtoi se Rama pas 25 prillit nuk do të marrë më pjesë në zgjedhje.

“Duhet të jeni të qetë që në ditën e votimit, votën nuk e prek dot njeri. Një ditë pas 5 qershorit, Rama u qurravit në Kuvend. Pra nuk i kemi hapur rrugë Edi Ramës, kemi bërë detyrën deri në fund në Këshill Politik. Të jeni të bindur se nuk i bëjnë derman. Ky nuk mban marrëveshje, ky mashtron kudo, është i gatshëm të thyejë çdo rregull nga frika e humbjes. Nuk ka ndërkombëtarë që e mbështesin. Mos u shqetësoni se nuk ka më dyshime. Shqiptarët kuptuan që Këshilli Politik nuk mund të përdorej. Secili nga ata që voton atje, ka përgjegjësi individuale. Kush shkel Kushtetutën, mos sot, nesër jep llogari. Kështu që për këtë gjë ka qarë dhe ulëritur Edi Rama. Kaq! Ka vëtëm një sëmundje, nuk do përballje. Çdo përballje për të është tragjedi. Mbas 25 prillit nuk do të marrë më pjesë në asnjë zgjedhje”, tha Vasili.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bylykbashi tregon modelin e ligjit 'Rozato': Bie teza e Ramës, Italia ka që në 1995 me koalicione të përbëra
‘Fake News’ për konteinerët italianë, Erion Braçe kërkon të hetohet ligjërisht »
Article Logic
Execution time: 0.010674953460693
array(1) { ["section"]=> string(98) "nje-dite-pas-5-qershorit-u-qurravit-ne-kuvend-vasili-per-ramen-ka-vetem-nje-semundje-nuk-do-222667" }