Një ditë pas dështimit të raundit të dytë të negociatave, Basha takon zyrtarët e lartë

Publikuar tek: aktualitet, më 10:42 05-05-2017 Një ditë pas dështimit të raundit të dytë të negociatave, Basha takon zyrtarët e lartë

Një ditë pas dështimit të raundit të dytë të negociatave me Ramën, Kryetari i Opozitës Lulzim Basha ka takuar zyrtarët e lartë të Suedisë, ministren e Jashtme, Wallstrom dhe ambasadorin Johan Ndisi.

Mësohet se takimi ka nisur në orën 10:00 te Rogner. Temë e bisedës mësohet të jetë çështja e nxehtë politike dhe situata aktuale ku ndodhet vendi. 

Pas takimit me Ramën, Basha u shpreh mbrëmë se mazhoranca nuk ka vullnet për zgjidhjen e krizës.

"Takimi i sotëm ishte përseritje  e takimit të djeshëm. Ky lloj takimi buron nga mungesa totale e dëshirës për të zgjidhur krizën e rëndë politike. Nëse mazhoranca nuk pranon që droga dhe krimi ka pushtuar vendin nuk mund të gjejmë një zgjidhje. Vendi ka nevojë për zgjidhje. Vendi në këto 4 vjet ka akumuluar shumë krim, duke e shëndruar vendin në një “kolumbi” të Europës. Zgjidhja sipas kryeministrit nuk është politike. Nëse pranojmë këto kushte shkojmë si skllevër në votime,” u shpreh Basha pas takimit me Ramën.

Pas takimit të mbrëmshëm, nuk rezultoi asnjë zgjidhje përfundimtare, Edi Rama i ka ofruar një paketë monitorimi, pra zgjidhje teknike, ndërsa Basha kërkon zgjidhje politike. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027285099029541
array(1) { ["section"]=> string(91) "nje-dite-pas-deshtimit-te-raundit-te-dyte-te-negociatave-basha-takon-zyrtaret-e-larte-77556" }