Një ditë pas protestës së opozitës, Monika Kryemadhi i shkon në SHTËPI Lulzim Bashës

Publikuar tek: aktualitet, më 10:42 26-05-2019 Një ditë pas protestës së opozitës, Monika Kryemadhi i shkon në SHTËPI Lulzim Bashës

Një ditë pas protestës dy krerët e opozitës, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi janë takuar këtë mëngjes.

Mirëpo, ndryshe nga çdo herë tjetër ata nuk janë takuar në zyrë, por në shtëpinë e kryedemokratit. Mësohet se Kryemadhi ka mbërritur pak minuta më parë në shtëpinë e Bashës.

Ky takim vjen vetëm disa orë pas protestës së mbrëmshme. Ndërsa si duket dy liderët kanë zgjedhur një takim larg vëmendjes.

Sakaq, nuk dihen arsyet e këtij takimi, por nga ana tjetër opozita ka caktuar edhe protestën e radhës që do të mbahet më 31 maj në të njëjtën ditë kur PS do të hapë fushatën elektorale për zgjedhjet lokale që priten të mbahen më 30 qershor.  

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0086178779602051
array(1) { ["section"]=> string(90) "nje-dite-pas-protestes-se-opozites-monika-kryemadhi-i-shkon-ne-shtepi-lulzim-bashes-165744" }