Një ditë pas takmit me Trump, May vizitë Erdoganit: Kujdes me të drejtat e njeriut

Publikuar tek: bota, më 16:05 28-01-2017 Një ditë pas takmit me Trump, May vizitë Erdoganit: Kujdes me të drejtat e njeriut

Turqia duhet të ruajë të pacënuar shtetin e së drejtës dhe respektimin e të drejtave të njeriut, deklaroi sot kryeministrja britanike, Theresa May gjatë vizitës së saj në Ankara, ku u takua me presidentin Recep Tayyip Erdogan.

“May u shpreh se është krenare që ka qëndruar në krah të Turqisë gjatë puçit të dështuar më 15 korrik. Aktualisht është e rëndësishme që Turqia të mbështesë demokracinë e saj duke ruajtur shtetin e së drejtës dhe respektimin e detyrimeve ndërkombëtare në planin e të drejtave të njeriut, në mënyrë të njëjtë me angazhimin e qeverisë”, deklaroi ajo në përfundim të takimit me presidentin turk, që u zhvillua vetëm një ditë pas takimit me Donald Trump.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, pas takimit deklaroi se çështjet e Sirisë dhe Irakut janë shumë të rëndësishme për Turqinë dhe Britaninë e Madhe.

“Çështjet e Sirisë dhe Irakut janë të një rëndësie të veçantë për Turqinë dhe Britaninë e Madhe. Biseduam edhe për dëshirat tona që bashkëpunimi i Turqisë me forcat e koalicionit të mbështetet në një koncept krejtësisht tjetër”, tha Erdoğan.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Humbje e madhe në Hollywood, ndërron jetë aktori i ‘Harry Potter’
Danimarka krijon ambasadorin e parë digjital në botë, do ketë një funksion të rëndësishëm »
Article Logic
Execution time: 0.0097529888153076
array(1) { ["section"]=> string(86) "nje-dite-pas-takmit-me-trump-may-vizite-erdoganit-kujdes-me-te-drejtat-e-njeriut-66957" }