Një ditë pas tërmetit, ish-deputetja e PD-së sulmon ashpër qeverinë: Vetëm propagandë, mos japin dhe tërmete me PPP (POSTIM)

Publikuar tek: aktualitet, më 14:06 22-09-2019 Një ditë pas tërmetit, ish-deputetja e PD-së sulmon ashpër qeverinë: Vetëm propagandë, mos japin dhe tërmete me PPP (POSTIM) Banorë të Tiranës qëndrojnë jashtë banesave pas tërmetit të djeshëm

Ish-deputetja e PD-së Dhurata Çupi sulmoi ashpër qeverinë se nuk ka marrë asnjë masë për të ndihmuar qytetarët e shokuar nga tërmeti dhe se po bën vetëm propagandë televizive.

Nëpërmjet një postimi në ‘’Facebook’’, Çupi theksoi se qytetarët po e përballojnë situatën pa ndihmën e instancave shtetërore. Ajo ironizoi se qeveria mund të japë tërmet me konçesion (PPP).

Postimi i Dhurata Çupit:
Emergjencë kombëtare në televizion.

Edhe në ditë te veshtira propaganda vazhdon. Të gjitha strukturat shtetërore në Tirane. Dëgjojnë shefin e madh, në vend që të jenë në terren. Ai vazhdon insiston me Ertv që po punon shumë. Vetëm propagandè. Në terren asgjë. Qytetarët po perballojnë çdo gjë vete. Jashtë apo brenda shtëpive deri në keto momente asnjë zyrtar nuk ka shpëndarë qoftë edhe një batanije. Gjendja e emergjencës nuk është shpallur. Nga buxheti i shtetit asnjë shifër sa është në dispozicion të kësaj ngjarje. Asnjë e dhënë sa batanije dhe ushqime janë në dizpozicion. Prisni kur të miratojnë edhe një vendim për ta dhënë edhe tërmetin me PPP. Zoti e ruajtë vendin në këto momente të vështira!!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025925874710083
array(1) { ["section"]=> string(126) "nje-dite-pas-termetit-ish-deputetja-e-pd-se-sulmon-ashper-qeverine-vetem-propagande-mos-japin-dhe-termete-me-ppp-postim-179382" }