Një ditë pas Vetingut, ky është reagimi i parë i kryeministrit Rama në facebook

Publikuar tek: fcb-bomb, më 09:05 23-05-2017 Një ditë pas Vetingut, ky është reagimi i parë i kryeministrit Rama në facebook

Një ditë pas votimit të shumëpritur, për Vettingun dhe ngritjen e dy komisioneve kryeministri Edi Rama ashtu si çdo mëngjes përshëndet ndjekësit virtual me një arritje të qeverisë së tij.

Sot, ka zgjedhur imazhin e Muzeut të Gjetheve, godinë që sot pasdite çel dyert për publikun vendas e të huaj. Rama shkruan se kjo është prova e rradhës dhe se do vazhdojë puna me të njëjtën forcë që u luftua edhe për Vetingun.  

“Ju uroj një ditë të mbarë me Muzeun e ri të Gjetheve, godina e të cilit (ish-Shtëpia e Përgjimeve, Tiranë) më 2013 ishte një karakatinë, ndërsa sot një tjetër hapësirë europiane

Pas Marubit në Shkodër, Muzeut të Artit Mesjetar në Korçë, Muzeut Arkeologjik në Durrës, BunkArt 1 e BunkArt 2, ky është muzeu i gjashtë në vetëm 3 vjet e gjysmë, që çel dyert sot mbasdite për publikun vendas e të huaj.

Nuk kemi bërë mrekulli. Por krahasuar me zero godina të tilla në çerekshekullin para këtij mandati, e me plagët e rrënimit të trashëguara prej atij çerekshekulli, ashtu si në çdo fushë, kemi bërë vërtet shumë.

Por, kjo është prova e rradhës se sa shumë ka për të humbur nëse ndalemi sot. Prandaj nuk do të rreshtim së punuari me të njëjtën forcë e vendosmëri që luftuam për Vetingun, për të ndërtuar Shpërinë që duam”,- shkruan Rama. 

18664218_10154774293446523_2183846483946370564_n.jpg

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018111944198608
array(1) { ["section"]=> string(84) "nje-dite-pas-vetingut-ky-eshte-reagimi-i-pare-i-kryeministrit-rama-ne-facebook-79621" }