Një djalë gjen një shishe me një letër mesazh, daton në 1988 me kërkesat e Chris 10 vjeçar

Publikuar tek: bota, më 22:01 06-01-2016 Një djalë gjen një shishe me një letër mesazh, daton në 1988 me kërkesat e Chris 10 vjeçar Djali me mesazhin e gjetur ne shishe

Një djalë nga Kalifornia dhe mamaja e tij janë përfshirë në një mister, ndërsa djali i vogël duke ecur në breg të detit, gjen një shishe me një letër mesazh brenda, që është shkruar 28 vite më parë, raporton AbcNews. 

Ryder Goggin nga Mendocino, California, ishte në plazh me të ëmën duke ecur kur spontanisht gjetën “një thesar” – një mesazh të future në shishe.

U desh pak kohë që të hapnin shishen. Mesazhi ishte mbështjellë me një letër plastike dhe nuk ishte prekur.

Mesazhi datonte në 5 shtator 1988 dhe në të shkruhej: “Hi, emri im është Chris. Jam 10 vjeç dhe në klasën e pestë. Jetoj në Sacramento (California). Më merrni në telefon kur të gjeni këtë letër nëse ajo do të jetë larë në breg. 5 shtator 1988”.

Letra përfshin edhe një numër telefoni, për të cilin, gjetësit e mesazhit e provuan më vonë dhe e gjetën të mbyllur si numër. Data në krye të shishesh konfirmon se mesazhi është i 30 viteve më parë.

“Në fillim nuk e besova djalin. Ai ishte i ekzaltuar në fillim por më pas kur e hapi, u zhgënjye sepse mendonte se do të gjente një hartë thesaresh” thotë e ema.

Baird e postoi foton në facebook, duke u kërkuar miqve të saj ta ndihmonin për të gjetur Chris. Postimi I saj që përfshinte foto të shishesh dhe shënimin, u kthye në virale në rrjetet sociale. 4100 vetë e kanë shpërndarë në facebook dhe qindra të tjerë e kanë postuar në twitter. Madje ka filluar edhe një hashtag #findChris.

“Nuk e gjetëm. Shumë njerëz po kërkojnë dhe kemi marrë me mijëra mesazhe” thotë Baird. “Do të doja të dëgjoja se ka qenë një djalë aventurier dhe që jeta e tij ka shkuar shumë mirë”. Ndërkohë që djali i saj Ryder kaloi ditët e tjera duke kërkuar për thesare. “Shpresojmë të gjejmë Chris..Dhe do të doja ta falenderoja që vendosi atë shishe në ujë dhe na lejoi të përjetonim këtë eksperiencë të mrekullueshme”. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.14511108398438
array(1) { ["section"]=> string(95) "nje-djale-gjen-nje-shishe-me-nje-leter-mesazh-daton-ne-1988-me-kerkesat-e-chris-10-vjecar-29323" }