Një franceze mbron doktoraturën në moshën 91 vjeçare dhe shpjegon arsyet se pse

Publikuar tek: bota, më 09:58 16-03-2016 Një franceze mbron doktoraturën në moshën 91 vjeçare dhe shpjegon arsyet se pse

Një grua në moshën 91 vjeçare është kthyer në gruan më të vjetër në Francë që arrin të marrë një PhD (gradë shkencore) pasi përfundoi tezën që kishte filluar tre dekada më parë, raporton The Guardian.

Colette Bourlier e përmbushi tezën e saj të martën, përpara një jurie në Universitetin e Franche-Comte në Besancon në Francë. “Më mori pak kohë të shkruaj sepse mu desh të ndaloja disa herë” thotë Bourlier duke shpjeguar dekadat që iu deshën për të kompletuar punën. Teza titullohet “Punëtorët emigrant në Besancon në gjysmën edytë të shekullit të 20-të”. Dhe përdori edhe eksperiencën e saj si mësuese letërsie për emigrantët në qytetin francez.

Ajo u interesua për të mbrojtur një doktoraturë në 1983, pasi doli në pension. Normalisht, një doktoraturë në Francë shkruhet për tre vite, por Bourlier ishte një student “atipik” sqaron profesori I saj Serge Ormaux. “Ndoshta është I vetmi person që njeh të gjitha aspektet në detaje dhe që arriti ti mbledhë të gjitha bashkë. Ajo u kthye me analiza të detajuara” shpjegon ai.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026183843612671
array(1) { ["section"]=> string(85) "nje-franceze-mbron-doktoraturen-ne-moshen-91-vjecare-dhe-shpjegon-arsyet-se-pse-35219" }