Një fshat periferik i jep leksion gjithë Shqipërisë, pse triumfuan sot banorët e Zharrëzës

Publikuar tek: aktualitet, më 14:43 01-03-2017 Një fshat periferik i jep leksion gjithë Shqipërisë, pse triumfuan sot banorët e Zharrëzës

Ky është shembulli tipik se si një fshat periferik i jep leksion gjithë Shqipërisë në luftën se si mbrohen e kërkohen të drejtat e tua. Sot protestuesit e Zharrëzës, pas kilometrash të tëra në këmbë e 4 ditësh qëndresë në qiell të hapur, largohen nga Tirana duke marrë me vete edhe tre vendimet e rëndësishme të qeverisë.

Së pari, përmes një  urdhëri të ministrit të Energjisë Damian Gjiknuri është vendosur ndalimi përfundimtar i operacioneve të injektimit të ujit teknologjik në puset e naftës që lidhet drejtpërdrejtë me tërmetet. 

Së dyti me urdhër të ministrit të Mjedisit Lefter Koka, është vendosur evidentimi i dëmeve mjedisore, përcaktimi i shkaktarit, rehabilitimi mjedisor i zonës.

Së treti, përmes një VKM-je, siç bëri me dije para pak minutash zv.kryeministri Niko Peleshi, banorët do të dëmshpërblehen 100%.

Në kushtet kur të treja kërkesat e protestuesve u plotësuan, këta të fundit kanë vendosur të mbyllin protestën dhe të kthehen triumfatorë në fshatin e tyre .

“Presim zbatimin me përpikmëri të vendimeve të marra, mësimi i Zharrëzës duhet të vlejë për të gjithë ne. Ata na treguan si mbrohen e fitohen denjësisht të drejtat”, shprehet për newsbomb.al, njeriu që i udhëhoqi banorët drejt kësaj fitoreje, avokati Adriatik Lapaj. / Newsbomb.al

d.jpg

d1.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Merr fund beteja, qeveria i dëmshpërblen 100%, protestuesit e Zharrëzës largohen nga Tirana
Lufta kundër kanabisit, policia monitoron nga ajri të gjitha zonat me rrezik (PAMJET NGA AKSIONI) »
Article Logic
Execution time: 0.010063886642456
array(1) { ["section"]=> string(95) "nje-fshat-periferik-i-jep-leksion-gjithe-shqiperise-pse-triumfuan-sot-banoret-e-zharrezes-70375" }