Një fundvit jo i zakontë për SOPRANON Inva Mula, kalon disa ditë në spital për shkak të hemoragjisë celebrale

Publikuar tek: aktualitet, më 13:17 02-01-2019 Një fundvit jo i zakontë për SOPRANON Inva Mula, kalon disa ditë në spital për shkak të hemoragjisë celebrale

Nuk është mbyllur dhe aq mirë viti 2018 për soprano e famshme shqiptare Inva Mula.

Një aktivitet i ngjeshur artistik i fundvitit duket se e ka lodhur shumë sopranon, e cila, sipas burimeve spitalore, ka kaluar përpara datës 1 janar të paktën 3 ditë në një spital privat në Tiranë.

Inva Mula është shtruar me urgjencë për shkak të një ishemie cerebrale, por jo shumë e rëndë. Sopranoja, siç informojnë burimet, ka qëndruar në spital vetëm tre ditë, por në datën 1 janar ka qenë pranë familjarëve dhe jo në ambiente spitalore, pasi e ka kaluar më së miri situatën.

Në fakt, sipas asaj që përshkruhet në rrjetet sociale, në datën 31 dhjetor, në faqen e saj është postuar një foto e Invës me urimin për një vit të mbarë për të gjithë shqiptarët. Duhet evidentuar se foto nuk është bërë në 31 dhjetor, por pak ditë më parë gjatë një albumi që Inva ka bërë për revistën Who.

Tashmë, siç informojnë miqtë pranë saj, Inva Mula është në gjendje të mirë shendetësore, edhe pse mjekët i kanë dhënë një regjim pa lodhje. Dhe newsbomb.al u bashkohet urimeve per një shërim të shpejtë të sopranos shqiptare.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Aksident, makina përplas për vdekje kalimtarin
Ndihmuan në arratisjen e SERBIT, arrestohen 6 persona në Kukës, mes tyre 2 POLICË »
Article Logic
Execution time: 0.011492013931274
array(1) { ["section"]=> string(115) "nje-fundvit-jo-i-zakonte-per-sopranon-inva-mula-kalon-disa-dite-ne-spital-per-shkak-te-hemoragjise-celebrale-147264" }