Një funksion më pak, Saimir Tahirit i hiqet një tjetër detyrë nga Kuvendi

Publikuar tek: politike, më 15:36 08-02-2018 Një funksion më pak, Saimir Tahirit i hiqet një tjetër detyrë nga Kuvendi

Saimir Tahiri, ish-ministri i Brendshëm tashmë do të ketë një funksion më pak në Kuvendin e Shqipërisë.

Pasi u largua si kryetar i PS për Tiranën dhe zëvendësimi i tij me Blerina Gjylametin, ashtu si edhe shkarkimin nha detyra si koordinator për platformën e bashkëqeverisjes me qytetarët, Tahiri tanimë nuk do të jetë më as pjesë e komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociimit.

Ishte Genc Pollo, i cili nën cilësinë e kryetarit të Komisioni të Integrimit tha sot gjatë seancës parlamentare se Tahiri nuk do të jetë më pjesë e delegacionit të palës shqiptare.

Ndaj ish-ministrit u morën këto masa që kur prokuroria kërkoi arrestimin e tij me akuzën e implikimit të tij me anëtarë të organizatës kriminale të Habilajve.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013027906417847
array(1) { ["section"]=> string(79) "nje-funksion-me-pak-saimir-tahirit-i-hiqet-nje-tjeter-detyre-nga-kuvendi-109593" }