'Një goditje për autonominë': Kina voton projekt-ligjin, Hong Kongu humb të drejtat dhe liritë themelore

Publikuar tek: bota, më 18:43 28-05-2020 'Një goditje për autonominë': Kina voton projekt-ligjin, Hong Kongu humb të drejtat dhe liritë themelore Protesta në Hong Kong

Projekt-ligji, i miratuar nga parlamenti i Kinës të enjten, sinjalizon fundin e autonomisë së Hong Kongut.

Kongresi Kombëtar i Popullit i Kinës (NPC) ka aprovuar vendimin për të ecur përpara me Ligjin e Sigurisë Kombëtare të Hong Kongut, një veprim që kritikët thonë se do të minojë rrënjësisht liritë që ishin të përfshira në ligjet e territorit.

Lajmet e këtij plani, përpara votimit në parlament të enjten, i dhanë një vrull të madh protestave pro-demokracisë në Hong Kong dhe nxitën reagimin nga qeveritë në mbarë botën.

Presidenti amerikan Donald Trump ka lënë të kuptohet se ligji mund të nënkuptojë fundin e statusit të tregtimit special të Hong Kong-ut me Shtetet e Bashkuara me një vendim që do të shpallet deri në fund të javës. Sekretari i Shtetit Mike Pompeo të mërkurën njoftoi Kongresin se administrata nuk beson më se Hong Kong është autonom nga Kina.

"Ligji i ri i sigurisë kombëtare do të japë goditjen më të rëndë për të drejtat e njerëzve në Hong Kong", tha Human Rights Watch Sophie Richardson në një deklaratë. "Njerëzit në Hong Kong tani do të duhet të marrin në konsideratë arrestimet dhe dënimet e ashpra nëse protestojnë".

Propozimet legjislative të Pekinit shënojnë një ndryshim dramatik për Hong Kongun, i cili prej kohësh gëzonte liri më të mëdha politike nën një qeveri gjysmë-autonome, të zgjedhur që shihej dikur si një model për Kinën kontinentale.

Tensionet politike janë përshkallëzuar më tej në Hong Kong javët e fundit pasi autoritetet e zbatimit të ligjit arrestuan 15 aktivistë pro-demokracisë në prill, përfshirë themeluesin e Partisë Demokratike të Hong Kongut Martin Lee, një veprim që u dënua nga Sh.B.A.

Çfarë propozon Kina me Ligjin e Sigurisë Kombëtare?

Vetë legjislacioni ende nuk është hartuar, por projektvendimi që u nda nga NPC tregon që legjislacioni do të përfshijë fushat e mëposhtme:

Aktet e shkëputjes

Shkatërrimi i fuqisë së shtetit

Organizimi dhe kryerja e veprimtarive terroriste dhe sjelljeve të tjera që rrezikojnë sigurinë kombëtare

Aktivitete që ndërhyjnë në punët e brendshme të Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong Kongut (HKSAR) dhe përfshijnë fuqi të huaj ose të jashtme.

Reagimi i Tajvanit

Lëvizjet e Kinës kanë bërë jehonë edhe në Tajvan, ku shumë kanë vëzhguar me vëmendje prej kohësh se si Pekini i trajton banorët e Hong Kongut. Të mërkurën, më shumë se 20 grupe të shoqërisë civile u mblodhën në Taipei për të treguar solidaritet me Hong Kongun.

Një pjesëmarrëse, e quajtur Justine, i tha Zërit të Amerikës se "nëse miratohet ligji i sigurisë kombëtare, 7.5 milion njerëz në Hong Kong do të jenë të pasigurt, dhe se Partia Komuniste Kineze po i etiketon njerëzit që kërkojnë demokraci dhe autonomi si terroristë, kështu që tani çdo banor i Hong Kongut është një luftëtar”.

Shumë banorë në Tajvan i shohin lëvizjet e Kinës në Hong Kong si fillimin e një epoke të re të tensionuar mbi të ardhmen e rajonit.

Wu Rwei-ren, një studiues i Institutit të Historisë së Tajvanit, i tha Zërit të Amerikës se kjo është një "marrëdhënie e llogaritur" nga Kina ndërsa vendet e tjera po luftojnë me pandeminë COVID-19.

"Kjo shënon betejën e parë të luftës së re të ftohtë midis SH.B.A. dhe Kinës," tha ai, "Lufta e Hong Kongut për autonomi do të jetë e vazhdueshme, dhe Tajvani ka të ngjarë të jetë objektivi tjetër."

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0097711086273193
array(1) { ["section"]=> string(101) "nje-goditje-per-autonomine-kina-voton-projekt-ligjin-hong-kongut-nuk-eshte-me-krahine-autonome-208180" }