Një grek dhe një serb rrahin për vdekje amerikanin në një ishull në Mesdhe

Publikuar tek: bota, më 21:30 08-07-2017 Një grek dhe një serb rrahin për vdekje amerikanin në një ishull në Mesdhe

Një turist amerikan u rrah për vdekje nga një grup prej 10 burrash grek dhe serb, ndërsa ishte duke vizituar një ishull grek në Mesdhe, njofton CNN.

Bakari Henderson, 22 vjeç, ishte në një bar në ishullin grek të Zakynthos me miqtë e tij teksa një i ri grek bashkë me disa miq të tij i'u afrua dhe e goditi papritur.

Raportohet se dy personat, një 32 vjeçar serb dhe një shtetas grek 34-vjeçar, janë arrestuar. Policia po kërkon për të tjerët që mund të jenë të përfshirë në këtë sherr.

Zakynthos, është një ishull në bregun perëndimor të Greqisë kontinentale, i popullarizuar nga turistë të huaj dhe njihet për plazhet e tij të shkëmbor dhe shpellat në det. Ndërkohë lidhur me këtë ngjarje është njoftuar dhe Departamenti Amerikan i Shtetit nga ana e Ambasadës amerikane në Athinë, e cila kishte kërkuar informacion rreth ngjarjes nga Policia Helene. Shtetasi amreikan i vrarë Bakari Henderson, sapo ishte diplomuar në Universitetin e Arizonës me një diplomë bachelor në fushën e financave të biznesit dhe sipërmarrjes.

Ai ishte në Greqi duke punuar në një xhirim fotosh për të nisur një linjë të re të veshjeve kur ndodhi incidenti. Ngjarja ka shkaktuar një reagim të fortë në SHBA, teksa, presidenti i Universitetit të Arizonës shprehu ngushëllimet e tij në një deklaratë, raporton CNN. /newsbomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018883943557739
array(1) { ["section"]=> string(80) "nje-grek-dhe-nje-serb-rrahin-per-vdekje-amerikanin-ne-nje-ishull-ne-mesdhe-85500" }