Tre shtetasve ditën e djeshme u është hequr patenta dhe janë arrestuar sepse i kanë dhënë automjetit të tyre në gjendje të dehur.
Policia thotë se ka arrestuar shtetasen Dallëndyshe Cengu 34 vjeç, banuese në Tiranë, pasi në bulevardin Bajram Curri është kapur në flagrancë duke drejtuar automjetin me targa AA 490 IU nën ndikimin e alkolit.
Po ashtu, u arrestua shtetasi Sadin Bitri, 54 vjeç, banues në Tiranë, sepse në blulevardin “Dëshmorët e Kombit”, u kap duke drejtuar mjetin tip “SkodaFabia”, me targë AA132AR, nën efektin e alkoolit.
Një tjetër qytetar, nën efektin e alkolit, ka humbur kontrollin e drejtimit të mjettit dhe ka dalë jashtë rruge. Rexhep Tafa, 48 vjeç, pas kësaj ka goditur policing e qarkullimit rrugor për shkak të detyrës. Ai ka qenë me mjetin e vet Volsvagen me targa AA 446 DC dhe është arrestuar në flagrancë nga policia.