Një grua e ardhur nga Kina shtrohet tek infektivi në Tiranë, Ministria e Shëndetësisë: Testi i koronavirusit, rezultoi negativ

Publikuar tek: aktualitet, më 11:21 29-01-2020 Një grua e ardhur nga Kina shtrohet tek infektivi në Tiranë, Ministria e Shëndetësisë: Testi i koronavirusit, rezultoi negativ Foto nga infektivi

Një grua e ardhur nga Kina është shtruar tek infektivi në Tiranë.

Sipas mjekëve gruaja e cila ka ardhur nga Kina dhe është shtruar tek infektivi nuk ka koronavirus dhe se shumë shpejt do të dalë nga spitali. Mjekët me tej shtojnë se gruaja po qëndron në një dhomë të infektivit dhe ka grip të thjeshtë.

Ministria e shëndetësisë përmes një njoftimi thotë se është bërë testimi për koronavirus për gruan e ardhur para 10 ditësh nga Kina, dhe ka rezultuar negativ.

Kujtojmë se në Kinë aktualisht gjendja është shumë e rëndë pasi kanë vdekur 132 persona dhe qindra të tjerë janë të infektuar nga koronavirusi.

"Një rast i dyshuar i një gruaje që ishte kthyer 10 ditë më parë nga Kina, pas testimit për koronavirus, rezultoi negativ.  Ndërkohë që nga analiza e kryer në Institutin e Shëndetit Publik rezultoi se gruaja nuk ishte e prekur nga koronavirusi.

Nuk ka asnjë studente të shtruar në spitalin infektiv në Tiranë. Rasti i spitalit infektiv është një grua dhe ka udhetuar 10 ditë më parë nga Kina dhe pas testimit mbrëmjen e djeshme rezulton me grip te thjeshtë dhe negative ndaj testit për koronavirus", thotë ministria e shëndetësisë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020606994628906
array(1) { ["section"]=> string(130) "nje-grua-e-ardhur-nga-kina-shtrohet-tek-infektivi-ne-tirane-ministria-e-shendetesise-testi-i-koronavirusit-rezultoi-negativ-193474" }