Një grua shqiptare në jurinë e “The Best You Awards”

Publikuar tek: kulture-art, më 15:01 02-03-2017 Një grua shqiptare në jurinë e “The Best You Awards”

Ajo është zgjedhur në mesin e finalistëve në ‘The Best You Awards’, që do të mbahet ketë vit në Londër në Banking Hall. Psikologia, shkrimtarja dhe gazetarja Mirela Sula është nominuar në kategorinë për influencën më të mirë inspiruese së bashku me Carrie Green, dhe Christine McGrory.

Lajmin e mirë e ka bërë të ditur vetë Sula, përmes një postimi në profilin e saj në facebook.

Ndërsa nuk e ka fshehur dot entuziazmin për këtë eveniment të rëndësishëm në karrierën e saj, ajo u ka kërkuar miqve që ta votojnë, përmes këtij linku: thebestyouexpo.com/voting-awards-2017/

‘The Best You Awards’ është një nga ngjarjet që bën së bashku njerëzit më të talentuar dhe janë veprues në biznesin e zhvillimit të personave të cilët përmes fjalimeve dhe aktiviteteve të ndryshme i inspirojnë njerëzit që të realizojnë ëndrrat e tyre personale dhe profesionale.

 

 mirela_sula.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02485203742981
array(1) { ["section"]=> string(56) "nje-grua-shqiptare-ne-jurine-e-the-best-you-awards-70516" }