Një grup adoleshentësh janë bërë problem në qytetin e vogël të Ballshit pas një sërë vjedhjesh në seri.
Policia bën me dije se ka arritur të identifikojë secilin prej tyre ndërsa ka zbardhur një vjedhje të bujshme të tyre e po punon për të tjera.
Janë shpallur në kërkim që nga dita e djeshme, janë M.M., 15 vjeç, D.V., 16 vjeç, banues në lagjen ‘28 Nëntori’, Ballsh dhe F.V., 16 vjeç, banues në lagjen ‘5 Shkurti’, Ballsh.
NGA HETIMI I POLICISË:
Nga hetimet e kryera kryera, akuzohen se bashkëpunim me njëri tjetrin kanë vjedhur lokalin e shtetasit D.Ç., më 29 nëntor, lokalin e shtetasit Q.Xh., më 15 janar, lokalin e shtetasit A.J., më 16 janar, si dhe kanë thyer xhamin e derës së kompanisë ‘Sigal’ më 15 janar.
Nga rastet e përsëritura dhe informacioneve të mbledhura nga policia, u bë identifikimi i tyre, ndërkohë që vijon puna për zbulimin e rasteve të tjera ku mund të jenë të përfshirë.
Materialet i’u referuan Prokurorisë së Vlorës, seksioni i të miturve për veprat penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim” dhe “Shkatërrimi i pronës e kryer në bashkëpunim”.