‘Një grup i madh i popullatës nuk janë vaksinuar’, paralajmëron Çomo: Po shkojmë drejt një epidemie

Publikuar tek: aktualitet, më 09:30 24-01-2020 ‘Një grup i madh i popullatës nuk janë vaksinuar’, paralajmëron Çomo: Po shkojmë drejt një epidemie Najada Çomo

Përhapja e virusit të gripit në vend dhe publikimi ne media i disa rasteve të prekura, ka shkaktuar panik te qytetarët disa ditë më parë dhe kjo ka bërë që të rritet fluksi nëpër spitale.

 Mesa duket rreziku nuk ka kaluar ende pasi po shkojmë drejt një epidemie. Shefja e shërbimit Infektiv në QSUT, Najada Çomo e ftuar në emisionin “ABC e Mëngjesit” me Enkel Demin ka paralajmëruar se jemi në një situatë ku po shkojmë drejt një epidemie pasi fluksi po shtohet.

“Viruset A dhe B janë me komplikacione më të mëdha, janë më të shpërndarë në vite kohore. Jemi në një situatë që po shkojmë drejt epidemisë, me një fluks pak më të shtuar. Është një grup i madh i popullatës që nuk janë vaksinuar”, tha Çomo.

Më tej ajo u shpreh se ka disa kritere që të shfaqet një epidemi, së pari duhet të jemi në sezon, të kemi dhe një shtrirje të caktuar, ndërsa theksoi se tashmë jemi në kohën që po hyjmë në fluksin e shtuar.

“Mos të frekuentohen vendet me publik të madh dhe me persona që janë të sëmurë. Duhet ti kushtojmë vëmendje kushteve higjeno-sanitare, ushqyerja të jetë në kushte shtëpie”, tha Çomo.

Çomo ka folur dhe për virusin në Kinë ku deri më tani ka arritur në 26 numri, si pasojë e të cilit autoritetet kinezë kanë vendosur një bllokadë në transportin publik në 10 qytete në vend.

 “Flasim për një epidemi në një vend të largët të cilët kanë marrë masa. Si shtet kanë marrë masa drastike. Sa i takon popullatës kineze që jeton në Shqipëri nuk ka asnjë arsye për të pasur frikë.

Për fat të mirë qeveria kineze ka marrë masa të fusë në “karantinë” qytetet që janë të prekura nga koronovirusi. Çështja është se a do të kemi transmetim të virusit nga njeriu te njeriu, dhe atëherë kjo do ta shtonte problematikën. Ne e kemi shumë të pakët mundësinë për tu infektuar nga koronovirusi”, tha ndër të tjera Çomo.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01780104637146
array(1) { ["section"]=> string(102) "nje-grup-i-madh-i-popullates-nuk-jane-vaksinuar-paralajmeron-como-po-shkojme-drejt-nje-epidemie-192988" }