Dy efektivë policie në Tepelenë janë bllokuar që prej natës së mbrëmshme në humnere.
Teksa po kryenin një kontroll territori mes Progonatit dhe Nivicës ata kanë mbetur të bllokuar nga ora 20.00 në një humnerë dhe nuk kanë mundur të dalin më prej andej. Shkak është bërë terreni i vështirë.
Në këto kushte, Roland Zhapa, shefi i rendit i komisariatit të Tepelenës dhe një inspektor kanë kërkuar ndihmë që të nxirren prej aty. Në këto momente, një helikopter nga Tirana është nisur drejt Tepelenës, për të ndërmarrë operacionin e shpëtimit të dy efektivëve.