Një histori tej njerëzores vjen nga një ndjekëse e newsbomb.al që bën apel për t’i ardhur në ndihmë kësaj zonje.Në zyrën e punës së qytetares ka trokitur një grua në gjendje shumë të rëndë ekonomike dhe me një nevojë urgjente për ndihmë .
“Unë po mundohem të shpërndaj informacionin sa më shumë të mundem në mënyrë që ta ndihmojmë në çfarëdolloj mënyrë”, shkruan qytetarja në redaksinë e newsbomb.al ndërsa ka shkruar edhe një rrëfim të gjatë e emocional.