Të paktën një person humbi jetën dhe tre të tjerë rezultojnë të zhdukur pas shembjes së një ndërtese si rezultat i një shpërthimi në një stacion elektrik në jug të Britanisë së Madhe, njoftoi sot policia dhe media lokale.
Thames Valley Police njoftoi për një incident të rëndë dhe tha se prisnin të kishte viktima në stacionin elektrik të Dicotit, në Oxfordshire, ku nga shpërthimi u dëmtua salla e turbinave.
”Disa dëshmitarë thonë se dëgjuan një shpërthim gjigant, ndërsa disa të tjerë thanë se incidenti ndodhi nga shembja e një ndërtese”, njoftoi gazeta ”Oxford Mail”.
“Arsyet mbeten ende të panjohura”, shtoi ajo.