Një i vdekur nga shpërthimi në Ukrainë, mbetet i lënduar edhe një deputet

Publikuar tek: bota, më 06:08 26-10-2017 Një i vdekur nga shpërthimi në Ukrainë, mbetet i lënduar edhe një deputet

Një person është vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur nga shpërthimi i bombës në Kiev, bëri të ditur Ministria e Brendshme e Ukrainës.

Në mesin e të plagosurve është edhe deputeti ukrainas, Ihor Mosiychuk.

Shpërthimi ka ndodhur të natën vonë, ndërsa Mosiychuk dhe disa njerëz të tjerë po linin ndërtesën e një televizioni lokal në qarkun Solmianski.

“Shpërthimi në Kiev është klasifikuar si akt terrorist dhe Zyra e Prokurorit të Ukrainës ka hapur procedura penale”, tha Ministria e Brendshme e Ukrainës, sipas rel. 

Sipas saj, personi që ka vdekur ka qenë badigard i deputetit Mosiychuk dhe oficer special i policisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Atentat me tritol deputetit ukrainas, në gjendje të rëndë (Foto)
Gjendet GPS më i vjetër në botë, para 514 vjetësh ishte fundosur me anijen »
Article Logic
Execution time: 0.010424137115479
array(1) { ["section"]=> string(78) "nje-i-vdekur-nga-shperthimi-ne-ukraine-mbetet-i-lenduar-edhe-nje-deputet-97241" }