Një i vdekur nga sulmi me armë ndaj ambasadës izraelite në Jordani

Publikuar tek: bota, më 22:53 23-07-2017 Një i vdekur nga sulmi me armë ndaj ambasadës izraelite në Jordani

Ambasada izraelite në kryeqytetin e Jordanisë, Aman është izoluar nga policia dhe mësohet se ka raportime për të shtëna me armë zjarri.

Nuk ka konfirmime nga ana e Izraelit, ku është vendosur censura. Në rrjetet sociale, janë publikuar lajme dhe video se bëhet fjalë për dy të vdekur.

Një nga këta dyshohet se është agresori, i cili mund të ketë goditur me një thikë personelin në brendësi të ambasadës, ndoshta njëri nga rojet.

Gjendja e izraelitit të plagosur është e rëndë, ndërsa autoritetet kanë rrethuar rrugët rreth ambasadës, në lagjen rezidenciale “Rabiyeh”. Sipas sajtit, “Sala Akhbar”, i lidhur me militantët dhe i cituar nga agjencia e lajmeve Afp, bëhet fjalë për një goditje me thikë dhe në vijimësi për një reagim me armë zjarri.

Tensionet mes Izraelit dhe Jordanisë – edhe pse kanë lidhur një traktat paqeje – janë rritur në ditët e fundit pas vendimit të shtetit hebraik për të kufizuar hyrjen e besimtarëve myslimanë në xhaminë al-Aqsa, vendi i tretë i shenjtë i myslimanëve, drejtimi i të cilit i takon Amanit

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mendoi se do pasurohej, por “selfie” e famshme e majmunit i shkatërroi jetën për një arsye absurde
Gjenden 8 trupa të vdekur në një kamion në SHBA »
Article Logic
Execution time: 0.013345003128052
array(1) { ["section"]=> string(72) "nje-i-vdekur-nga-sulmi-me-arme-ndaj-ambasades-izraelite-ne-jordani-87113" }