Një infermier i Spitalit të Traumës ka rezultuar i prekur me Covid.
Pasi është marrë vesh ky lajm anëtarët e stafit të spitalit të Traumës janë shqetësuar dhe kanë kërkuar kryerjen e tamponëve.
Kujtojmë se në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 2 viktima nga Covid. Sakaq, 45 raste të reja nga 269 testime, kanë rezultuar pozitive me covid 19, nga të cilat 21 vetëm në Tiranë.