Një ish drejtuese socialiste “braktis” Shqipërinë, për Vjenën: Ndihem e vlerësuar këtu

Publikuar tek: politike, më 11:11 05-12-2015 Një ish drejtuese socialiste “braktis” Shqipërinë, për Vjenën: Ndihem e vlerësuar këtu Prof.Dr.Ermelinda Meksi ne zyren e saj te OSBE ne Vjene

Ermelinda Meksi, është një ndër emrat më të njohur të socialistëve. Ministre në kabinetin e Fatos Nanos kohë më parë, ish anëtare e kryesisë së PS për disa vite, pas marrjes së partisë nga Edi Rama nuk pati shumë mundësi zgjedhjeje. 

U rikthye në fakultet ku jepte mësim për integrimin ekonomik dhe bashkëpunimin rajonal dhe në Bankën e Shqipërisë.

Por ambiciet e zonjës Meksi janë edhe për më shumë. Ajo ka ikur drejt Vjenës, në detyrën e re në sekretariatin ekonomik të OSBE në Vjenë. “Jam në zyrën time në Vjenë. E mirëpritur nga stafi dhe e vlerësuar nga paneli që më zgjodhi mes qindra kandidaturave nga shumë vende në detyrën e rëndësishme të drejtueses së aktivitetit ekonomik në Sekretariatin e OSBE në Vjenë. Ky është dimensioni i dytë i organizatës  krahas sigurisë dhe zgjedhjeve. Vleresim jo vetëm për mua, por edhe për vendin tim në këtë pozicion të lartë dhe njëkohësisht po kaq përgjegjësi” shkruan Ermelinda Meksi.

Dhe në fakt, zonja Meksi ikën drejt OSBE, në një kohë që marrëdhëniet e qeverisë shqiptare me organizatën, nuk janë në nivelin e tyre më të lartë. 

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.01092004776001
array(1) { ["section"]=> string(88) "nje-ish-drejtuese-socialiste-braktis-shqiperine-per-vjenen-ndihem-e-vleresuar-ketu-27013" }