Një javë para referendumit, Merkel paralajmëron Britaninë: Nuk keni avantazhe. “FT”: Brexit është vetëshkatërim

Publikuar tek: bota, më 17:46 16-06-2016 Një javë para referendumit, Merkel paralajmëron Britaninë: Nuk keni avantazhe. “FT”: Brexit është vetëshkatërim

Angela Merkel paralajmëroi sot se në rast Brexit britanikët nuk mund të shpresojnë më të përfitojnë nga avantazhet e BE-së dhe do të konsiderohen si një vend i tretë, jashtë bllokut, në negociatat e ardhshme.

“Negociatat që ne po zhvillojmë mes 28 vendeve anëtare do të shndërrohen në negociata mes 27 vendesh dhe një tjetër, që do të jetë një vend i tretë, jashtë bllokut”, deklaroi kancelarja gjermane në Berlin gjatë një konference për shtyp, në krahë të kryeministrit sllovak Robert Fico vendi i të cilit më 1 korrik do të ketë presidencën e radhës së Bashkimit Evropian.

Ndërkohë, prestigjozja ”Financial Times” është pozicionuar pro tezës së qëndrimit të Britanisë së Madhe në Bashkimin Evropian, në një editorial të publikuar sot, duke paralajmëruar kundër aktit të vetëshkatërrimit që paraqet, sipas saj, fenomeni Brexit.

“Dialogu konstruktiv është jetik në një moment kur Evropa po përballet me ekstremizmin islamik, me çështjen e migrantëve, me zgjerimin rus dhe me ndryshimet klimatike. Këto çështje të vështira duhen të trajtohen në mënyrë kolektive”, vlerësoi e përditshmja britanike për çështjet financiare, një javë nga referendumi i 23 qershorit.

“Fushata e referendumit është një përballje mes vlerave të kundërta, mes internacionalizmit liberal dhe një nacionalizmi të bllokuar, mes një sistemi të tregisë të lirë dhe margjinalizimit”, shtoi ajo.

“Financial Times” rimerr kryesisht argumentet e organizatave ndërkombëtare dhe të rrethit të ekonomistëve, sipas të cilëve Brexit do të ishte një faktor i dëmshëm për ekonominë britanike.

“Të braktisësh arsyen e një reforme konstruktive të Evropës, me të vërtetë është e papërsosur por do të ishte më shumë se pesimiste nëse bëhej realitet. Do të ishte një akt që mundëson lehtësisht vetëshkatërrimin”, citoi e përditshmja.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Euro 2016/ Dhuna në Marsejë: 2 vite burg për 3 tifozë rusë
Planifikoi sulm ndaj turistëve në Francë, arrestohet një person »
Article Logic
Execution time: 0.010457038879395
array(1) { ["section"]=> string(111) "nje-jave-para-referendumit-merkel-paralajmeron-britanine-nuk-keni-avantazhe-ft-brexit-eshte-veteshkaterim-43722" }